Corriere jep lajmin e madh: “Inter, gati miliona e miliona euro nga nje super sponsor: shifra te cmendura, Pirelli mund te zevendesohet…”
Suning me sa duket po ben gjithcka qe Interi te behet nje klub i pavarur nga ata financiarisht.
Cfare do te thote kjo? Qe Interi te arrije te gjeneroje para mjaftueshem per tu autofinancuar ne merkato, pa pasur nevoje qe te marre here pas here injektime parash nga Suning.
Kjo gje ka qene dicka e paimagjinueshme deri para pak vitesh, por me sa duket, me menaxhimin perfekt deri me tani, kjo dite nuk do te jete aspak e larget.
Madje ky sezon tani po e tregon shume mire se Interi ka krijuar nje baze aq te rendesishme sa edhe merkaton po e autofinancon nepermjet shitejve.
Por ne diten e djeshme, ka ardhur nje lajm shume i rendesishem nga Kina, ky Suning me Zhang Jindong, ka arritur nje marreveshje me grupin gjigand Hisense.
“Ne kete moment nuk eshte bere asnje deklarate publike dhe nuk eshte komunikuar asnje marreveshje financiare me Interin, por dje u tha ne menyre zyrtare se bashkepunimi Suning-Hisense do te perfshije Interin ne menyre te rendesishme.”
“A do te jete Hisense kompania qe do te zevendesoje Pirellin ne fanellen e Interit? Ne gare jane edhe Evergrande me Samsung, por marreveshja e arritur dje afron me shume Hisense me fanellen zikalter.”
“Mjafton te mendosh se vlera e kontrates qe Zhang Jindong nenshkroi me pronarin e Hisense kap vleren e 6 miliarde eurove. Jo pak apo jo?”
“E ne fund te atij takimi, Zhou Houjian dhe Zhang Jindong kane pozuar me nje fanelle te Interit dhurate per pronarin e Hisense.”