Inter, Eriksen refuzon oferten e pare te shkembimit? “Ai nuk eshte aspak dakord qe Interi…”
Mbetet ne dyshim te forte e ardhmja e Christian Eriksen ne Milanon zikalter duke pare problemet e tij aktuale.
Ditet po kalojne dhe ideja e nje largimi te lojtarit danez ne janar po behet gjithmone e me shume konkrete per te gjithe.
Aq shume, sa kane dale ne pah edhe skuadrat qe interesuara per te qe jane nder me te mirat ne Europe: Paris Saint Germain, Bayern Munich, Chelsea por oret e fundit ka dale ne pah nje skuader e re pretendente per te.
Behet fjale per skuadren e Manchester United, qe eshte interesuar seriozisht per lojtarin danez ne pronesi te Interit.
“Jane pikerisht Red Devils klubi me i fundit i interesuar per lojtarin zikalter”, tregon Corriere dello Sport ne Itali.
“Tek Manchester United luan braziliani Fred, nje mesfushor qe pelqehet shume nga Conte qe prej kohes ku ai luante ne Ukrahine.”
“Por nese largimi i Eriksen shihet si i sigurt, te bindet ai per te zgjedhur destinacionin qe do doje Interi duket dicka shume e veshtire.”
“Per shembull, ai i ka bere te qarte Interit se nuk do te shkoje as te Manchester United, por as te nje skuader tjeter ne nje huazim. Ai nese largohet, deshiron te trasnferohet ne menyre perfundimtare.”
“Pra asnje shkembim huazimesh, por ose nje shkembim kartonash, ose nje shitje perfundimtare per Christian.”