Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport i habit te gjithe: “Conte ka vendosur: ndaj Torinos ne stol edhe De Vrij edhe Skriniar sepse…”

Sky Sport i habit te gjithe: “Conte ka vendosur: ndaj Torinos ne stol edhe De Vrij edhe Skriniar sepse…”
Inter Club Staff

Asnje llogaritje, por nje turnover i menduar nga Conte qe te ruhen sa me mire energjite ne prag te ndeshjeve ndaj Torino dhe Real Madrid.

Ne vigjilje te sfides kunder granatave, Antonio Conte po mendon seriozisht qe te lere pushim disa titullare te skuadres zikalter.

Kete gje e ka bere me dije Sky Sport e cila tregon se Conte po mendon te beje ndryshime te medha ne repartin e mbrojtjes.

Sipas tyre, me te gjitha gjasat ne kete repart do te luaje Danilo D’Ambrosio dhe Andrea Ranocchia nga minuta e pare.

Pse? Qe te lihen pushim Stefan De Vrij dhe Milan Skriniar, duke qene se kane luajtur shume ne kombetare.

I vetmi titullar qe do te luaje keshtu ne kete repart eshte Alessandro Bastoni, edhe pse ky i fundit ka luajtur tre ndeshje me Italine.

Ne mesfushe jane ulur ndjeshem kuotat e Eriksen, qe po shpresonte te luante nga minuta e pare te pakten ne kete ndeshje.

Ai do te ishte zevendesuesi i Marcelo Brozovic por Conte nuk mendon keshtu, sepse ne vend te tij do te luaje Roberto Gagliardini me Nicolo Barella dhe Arturo Vidal.

Nderkohe, ne krah do te jete Ashley Young dhe Achraf Hakimi. Perpara do te luaje Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Vidal. Barella, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.