Inter, cfare po ndodh me Sensin? “E pabesueshme, por lojtari do te mungoje edhe ndaj…”
Nder lojtaret qe nuk do te mund te luajne sot, eshte perseri emri i te perhershmit ne infermieri, Stefano Sensi.
Mesfushori i Interit, qe ka qene deciziv ne fillimin e sezonit te kaluar, eshte ende i ndalur per nje demtim.
Tekniku Conte po e pret sepse e konsideron nje variant te rendesishem per mesfushen, por deri me tani nuk ka pasur sinjale te forta.
Sensi mund te luajen e shume role, mund ti jape shpejtesi dhe fantazi manovres se Interit: me pak fjale, nje si ai mungon shume tani.
Por lojtari italian nuk do te jete i disponueshem diten e sotme ndaj Torinos dhe ne ditet e kaluara ka punuar ende individualisht.
Rikthimi i tij ne grup pritet per neser, pra eshte e veshtire qe ai te jete edhe ne sfiden delikate kunder Real Madrid.
Nje tjeter ndeshje e madhe qe do te humbet nga Sensi kjo, qe tashme me shume ka qendruar jashte fushave te lojes, se sa brenda.
Objektivi eshte qe lojtari te rikthehet ne sfiden ne transferte ndaj Sassuolos, skuadra e tij perpara se te transferohej tek Interi.