Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

417 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ka filluar sprinti per Chiesa: “Ja oferta e cmendur e zikalterve, Fiorentina po mendohet.”

Inter, ka filluar sprinti per Chiesa: “Ja oferta e cmendur e zikalterve, Fiorentina po mendohet.”
Inter Club Staff

Ka nje siguri per sa i perket nje emri te se ardhmes tek Interi: ai quhet Federico Chiesa dhe luan per Fiorentinen.

Interi me sa duket do e provoje deri ne fund ta bleje lojtarin me te gjitha armet qe ka ne dispozicion sepse ai eshte nje kerkese e vecante e Antonio Contes.

Tranjeri zikalter e deshiron me cdo kusht ne skuader sepse lojtari i Fiorentines hyn ne kategorine e atyre lojtareve te rinj italian teper te talentuar qe Marotta dhe Zhang kane vendosur qe te besojne ne menyre te vendosur.

Me sa duket behet fjale per 30-40 milione euro plus kartonin e Nainggolan. Por te mos harrojme qe ne valle eshte edhe emri i Dalbert i cili eshte aktualisht i huazuar tek Violat.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane: “Fiorentina e deshironte Nainggolan me ngulm qe nje vere me pare.”

“Klubi i Rocco Comissos do e pranonte me deshire lojtarin belg ne kete marreveshje perseri dhe nuk kane asnje pronlem me kete.”

“Dhe ja, oferta e Interit prej 30-40 milione eurosh plus kartonin e Radja Nainggolan mund te jete oferta e duhur nga ana e Interit per te zhbllokuar kete tratative.”

“Pastaj te mos harrojme, qe ne marreveshjen per Chiesa mund te futet edhe kartoni i Henrique Dalbert qe eshte ne huazim ne Firenze dhe deri me tani ka bere mire.”

“Lojtari brazilian ne fund te sezonit do te kete nje vlere kartoni qe vertitet diku tek 12 milione euro, nje shume kjo jo e vogel per tu futur ne marrveshje.”

“Dalbert keshtu do e bente Interin qe ta ulte akoma me shume shifren e ofruar per Fiorentinen ne kembim te Chieses.”

“Zikalterit jane te gatshem ta fusin ate ne marreveshje por problem mbetet deshira e Rocco Commisos qe pretendon vetem nje lojtar ne kembim dhe jo dy.”

“Kjo per arsye sepse ai deshiron te perfitoje sa me shume para te thata nga kjo marreveshje duke pare edhe veshtiresite e futbollit ne pergjithesi keto kohe.”

“Fiorentina ne kete moment eshte lajmeruar nga Marotta per vullnetin e Interit per te mbyllur kete marreveshje dhe per kushtet qe zikalterit ofrojne si dhe emrat e lojtareve qe Fiorentina mund te zgjedhe.”

“Shume shpejt mund te kemi te reja dhe shanset qe Federico Chiesa te veshe fanellen e Interit ne sezonin e ardhshem jane teper te larta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.