Lautaro zbulon Interin e endrrave te tij: “Une shume i lumtur kur fiton skuadra. Nderkohe, Interi i endrrave te mia perbehet nga…”
I pyetur per mikrofonat e Matchday Programme perpara Inter-Real Madrid, Lautaro Martinez, sulmuesi zikalter, ka zbuluar disa kuriozitete per jeten e tij private por jo vetem.
“Idhulli im ne femijerine time ka qene Falcao, qe kur isha i vogel e admiroja kete lojtar te River Plate qe shenonte pafund.”
“E kam njohur ne nje Kupe Amerike, kunder Kolumbise se tij dhe kam kerkuar qe te nderronim fanellat.”
“Nje nga pasionete e mia te medha eshte basketbolli, me pelqen ta ndjek dhe kur isha i vogel luaja shume me vellain tim Jano.”
“Kam lindur ne te njejtin qytet si Manuel Ginobili, te cilin edhe e kam njohur. Tatuazhi im i pare ka pasur shume kuptim.”
“Eshte emri i gjyshit tim, mamaja ime me la ta beja sepse ishte babai i saj. Kisha menyrat e mia per ta bindur.”
“Kur fiton skuadra une jam shume i lumtur. Per sa o perket jetes private, nje nga gezimet me te medha te miat do te jete kur vajza ime Nina te linde.”
“Interi i endrrave te mia? Julio Cesar, portieri i tripletes, Samuel, nje mur i mbrojtjes, Zanetti, kapiteni, nje shembull, Cambiasso, nje tranjer ne fushe dhe Milito, nje sulmues vrastar. Atij i detyrohem shume”.