Sole 24 Ore zbulon: “Inter, largohet nga klubi nje nga drejtuesit me te rendesishem: ja pse!”
Vazhdon tratativa ndermjet Suning dhe BC Partners per shitjen e kuotave ne drejtim te fondit te njohur anglez.
Nderkohe, sinjalizohet nje largim i rendesishem ne shtepine Inter e nje nga figurave me te rendesishme ne klub per sa i perket anes ekonomike.
Kete gje e shpjegon sot Il Sole 24 Ore: “Disa jave me pare eshte lajmeruar largimi i CFO (Chief Financial Officer) i Interit, Tim Williams, qe perpara zikalterve ka qene te United dhe Ernst & Young.”
“Ai ka dashur te rikthehet ne Mbreterine e Bashkuar per motive personale, te pakten vetem zyrtarisht.”
“Menaxheri i kishte thene qellimet e tij qe ne nentorin e shkuar, por vetem tani duket se eshte lene i lire nga Suning.”
“Nje tjeter problem per Interin ku. Ne muajt e ardhshem nderkohe do duhet qe zikalterit te perballen me disa skadenca te rendesishme afatesh dhe do duhet te behet nje pune e mrekullueshme nga drejtuesit.”
“Ndermjet shkurtit dhe marsit do te kete disa skadenca pagesash me sakte, qe nese do kishin nje date tjeter, do te ishin dicka normale.”
“Kjo sepse pandemia ka bllokuar eksportimin e kapitaleve nga Kina per motive sportive (nuk i lejon me qeveria).”
“Duket se nga Pekini ka ardhur nje ultimatum i qarte per Suning. Ne 2021 mund te kerkohet nderkohe nje rifinancim i bondit dhe nje rritje kapitali.”