Tranjeri i njohur italian ben deklaraten e forte: “Interi i ka bere Milanit ‘futjen’ me te madhe ne vere kur…”
Me sa duket derbi i Milanos edhe pse ka disa dite qe eshte luajtur, vazhdon te diskutohet neper media.
I fundit qe ka folur per te eshte Gigi Cragni, qe ka folur per mikrofonat e TMW Radio, qe ne te kaluaren ka qene edhe nje tranjer i Serie A.
Por ai nuk eshte se eshte ndalur totalisht te derbi, por ka folur me shume per Sandro Tonalin qe sipas tij e ka zhgenjyer shume.
Ai ka thene se Tonali ka qene shume zhgenjyes me sezonin e tij me Milanin edhe pse shanset qe ka pasur kane qene te shumta.
“Jam i zhgenjyer, shume i zhgenjyer nga nje lojtar i Milanit: ai quhet Sandro Tonali dhe une prisja qe ai te ishte dicka tjeter.”
“Vertete qe nuk arrij ta kuptoj. Une e kam njohur dhe do te kisha vene nje bast te rendesishem per te dhe te ardhmen e tij.”
“Ne rolin qe ai ka duhet te duash topin, duhet ta kerkosh. Dicka qe e ka bere te Brescia por qe spo e ben dot ne Milano.”
“Kjo do te thote qe nuk ka karakter, edhe pse uroj te gabohem. Per mendimin tim Interi i ka bere futjen me te madhe ne vere, qe shkon pertej fushes se blerte, duke i lene Tonalin.”
“Edhe pse jo me dashje, zikalterit kane shpetuar keshtu nga nje lojtar qe pritshmerite i ka pasur te larta por faktet po tregojne te kunderten. Per mua nese je i forte, nuk gabon.”