ZYRTARE – “Publikohen shifrat e frikshme: ja sa milione euro ka humbur Interi nga stadiumet e mbyllura.”
Inter po kalon nje moment te vecante nga ana financiare, duke qene se nga momenti ne moment priten te reja.
Impakti i pasur nga Covid19 ne bilancin e klubit zikalter ka qene shume i rendesishem, por kjo behet akoma me e veshtire nese llogarisim mbylljen e stadiumeve.
Interi ka qene skuadra qe sillte ne stadium me shume tifoze se te gjithe (edhe me shume se kampionet e Serie A).
Zikalterit kane qene klubi i vetem qe kane thyer rekord pas rekordi, ne cdo sezon, per sa i perket prezences ne stadium.
Por duket se sipas nje relacioni te publikuar sot nga Inter Media and Communications, klubi ka publikuar edhe shifren qe ka humbur nga mbyllja e sezonit dhe qe eshte e frikshme.
Kjo ka qene komunikata: “Pas rritjes konstante te spektatoreve ne cdo ndeshje te Interit ne vitet e kaluara, te gjitha ndeshjet qe prej 20 shkurtit te kaluar jane luajtur me dyer te mbyllura.”
“Ne sezonin 2020-2021 nuk kemi nxjere ne shitje asnje abonim apo bilete per ndeshjet e Interit te luajtur ne kete periudhe.”
“Humbja e parashikuar per te gjithe vitin 2021 eshte perreth 60 milione eurove, vetem nga biletat dhe abonimet e munguara.”