Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barcelona deshiron te perdore karten Skriniar per Rafinha? Pergjigjja e Interit…

Barcelona deshiron te perdore karten Skriniar per Rafinha? Pergjigjja e Interit…
Inter Club Staff

Barcelona mund te kerkoje Skriniar si karte per kalimin e Rafinha tek Interi.

Interi i ka idete e qarte per Rafinha: klubi zikalter eshte shume i lumtur me impaktin qe ka pasur braziliani dhe deshiron ta mbaje ne Milano edhe sezonin e ardhshem.

Gjithcka do te varet nga finalja e sezonit te skuadres se Spallettit, kjo sepse per te konfirmuar brazilianin duhet me patjeter Champions League.

Interi deshiron te rinegocioje kushtet per Rafinhen dhe deshiron ta fuse ne bilancin e 2018-10 dhe per kete gje deshiron te ulet ne nje tavoline per te diskutuar me klubin blaugrana.

Me siguri Interi dhe Barcelona do te kene disa kontakte edhe ne javet ne vazhdim sepse ne Katalonje jane ne kerkim te nje mbrojtesi me kualitet dhe Skriniar ka muaj qe ka hyre ne shenjestren e Barces.

Interi nuk deshiron ta shese absolutisht sllovakun, por nuk perjashtohet qe Barcelona te ofroje pikerisht Rafinhen ne kembim te tij.

Ausilio, nese do te futet ne kete tratative, do te tentoje ti trajtoje si dy negociata te ndryshme, ku per Sllovakun do tentohet te thuhet jo ndersa per Rafinhen do tentohet te blihet me ndonje ulje cmimi te mundshme.

Nderkohe qe nga merkato ka zera cdo dite, Spalletti po mundohet qe merkaton ta mbaje sa me larg te jete e mundur ne cdo interviste.

Tekniku toskan po shpreson qe Rafinha do te perserise paraqitjen super ndaj Sampdorias edhe ndaj Hellas dhe Milanit.

Keshtu shkruan sot Corriere dello Sport ne faqet e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.