Conte zbulon: “Ja cfare fshihet prapa zgjedhjes se Sanchez perpara Lautaros: argjentinasi…”
Antonio Conte diten e djeshme eshte ndalur edhe per mikrofonat e Inter TV pas ndeshjes me Parmen ne Tardini.
Ai nder te tjera ka shpjeguar edhe arsyet se pse ka zgjedhur nga minuta e pare Alexis Sanchez perpara Lautaros, nje zgjedhje kjo qe doli shume e suksesshme me pas.
“Komplimente per djemte sepse ata jane arkitektet e pare te cdo fitore. Sot jane treguar fantastik ne cdo moment, edhe kur duhej vuajtur.”
“Nderkohe, jam shume i lumtur per Alexis Sanchez, sepse jam treguar nje profet i mire kur kam thene se po shikojme Sanchezin me te mire qe prej ardhjes tek Interi.”
“Por komplimente per te por edhe per ne qe kemi patur durimin ta presim lojtarin qe te arrije kete nivel ketu.”
“Me siguri puna e tij mund te na ndihmoje. Lautaro ka pasur nje problem ne shpine kunder Genoas dhe prandaj e ka nisur nga stoli sot.”
“Une vendosa te hedh Alexis ne fushe qe ishte ne 100% te formes. Kerkoj qe ti bej te gjithe te rendesishem ne cdo moment, si Darmian kunder Genoas, qe na ndihmoi jo pak.”