Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 25, 2021

Scroll to top

Top

1,614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Kondo me temperature por Pioli ka besim. Brozovic eshte ok: e nis nga pankina!

Gazzetta – Kondo me temperature por Pioli ka besim. Brozovic eshte ok: e nis nga pankina!
Inter Club Staff

Temperature e larte per Geoffrey Kondogbia dhe ne te njejten kohe ‘temperature e larte’ per Piolin ne pergjithesi.

Francezi eshte projektuar qe ndaj Romes te luaje titullar, por dje ka qene me temperature dhe ka kaluar nje gjendje gripale. Gjithesesi stafi zikalter do te beje gjithcka qe ai te jete ne formen e tij me te mire per ndeshjen ndaj djemve te Spalletit. Edhe Brozovic eshte pothuajse i rekuperuar, por nuk do te jete ne te njejtin nivel forme me shoket e skuadres sepse prej dy javesh nuk stervitet rregullisht si shoket e skuadres per shkak te dentimit.

Radiografia te ciles ju nenshtrua kroati, ka treguar se fraktura ne gishtin e katert te kembes se djathte eshte ne faze te avancuar te sherimit – konfirmon Gazzetta dello Sport -. Edhe Brozo dje eshte stervitur vec grupit, dhe situata e tij do te qartesohet e monitorohet dite pas dite. Por te dielen ai mund te jete, por veshtire se do te rrezikohet nga minuta e pare duke pare se alternativat nuk mungojne e rreziku qe te demtohet perseri ekziston dhe eshte teper i larte nese ai do te luaje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.