Silvestre: “Parma? Nuk them asgje.” Shpjegimi i Sky Sport…
Matias Silvestre nuk dorezohet: ne mikrofonat e Matteo Barzaghi per Sky Sport 24 ne dalje nga restoranti ku kishte takuar Marco Branca dhe Piero Ausilio, mbrojtesi argjentinas i ka shmangur pyetjet e gazetarit duke u limituar ne shume pak fjale: “Parma? Nuk kam asgje per te thene. Cfare duhet t’u them tifozeve? Asgje.“
Mbrojtesi argjentinas nuk tregon asgje per qellimet e tij. Interi deshiron ta shese dhe ja ka bere te qarte, dhe duket sikur jane bere hapa perpara per ta bindur lojtarin. Gjithsesi, marreveshja per Belfodil do te behet edhe nese ai nuk pranon te kaloje tek Parma.
Ndersa para disa minutash, eksperti i Sky, Alessandro Sugoni ka folur perseri per Silvestre. Sipas tij: “Silvestre i ka kerkuar Interit nje periudhe refleksioni. Dje nuk ka thene asgje sepse nuk ka vendosur akoma. Jane ore decizive per te kuptuar nese do e pranoje destinacionin Parma.“