NGA ANGLIA – Inter po tenton nje super goditje ne sulm ne Premier League? “Zerat thone se Marotta…”
Per sezonin e ardhshem Interi duket se po kerkon te perforcoje ne menyre te dukshme repartin e sulmit te saj.
Lukaku dhe Lautaro jane nje dyshe perfekte, por gjithesesi duhet nje alternative e vlefshme per ti zevendesuar ata kur te jete nevoja.
Sanchez e ka treguar se eshte me shume nje trekuartist apo nje sulmues i dyte, se sa nje pyke ne lojen e Interit.
Ai gjithashtu nuk garanton golat qe Interi deshiron nga nje sulmues plus ka pasur jo pak probleme me demtimet e tij.
Per kete arsye Marotta i ka hedhur syte nga Premier League, ku me sa duket i ka vene vetes dy objektiva te medhenj.
Sipas asaj qe tregon sot The Sun, Inter po tenton nje super goditje ne sulm ne Premier League dhe Marotta ka nisur punen per kete.
“Zerat ne kete moment flasin per nje interesim real te Interit per Sergio Aguero, yllin e Manchester City qe eshte ne skadence kontarte.”
“Argjentinasi po kalon nje sezon jo shume te mire dhe tashme duket i sigurt largimi i tij. Interi ka folur me agjentin e lojtarit qe deshiron per te ardhmen e tij nje TOP TEAM (nje skuader te mire) dhe Interi eshte ne kete linje. Ne te kaluaren per te jane interesuar edhe PSG dhe Barcelona.