Gazetari i njohur italian tallet me Eriksen: “Cfare po thone? Une spo e shoh diku kete ‘New Eriksen’ qe…”
Me sa duket dikujt i duket shaka fjala “New Eriksen”, dhe ajo qe eshte thene keto kohe per danezin e Interit.
Gjate Deejay Football Club, ku ka qene i ftuar Ivan Zazzaroni dhe Fabio Caressa, ata kane folur per evolucionin e lojtarit me Conten.
Zazzaroni, qe njihet tashme dhe si nje gazetar anti-interist, gje qe eshte vene ne dukje edhe nga Marotta, ka thene:
“Se ku po e shohin kete new Eriksen, une nuk e di. Mbase nuk shikoj mire une. Eshte i njejti lojtar, ben te njejtat gjera si ne ndeshjet e para me Interin.”
“Vetem se po luan pak me prapa. Kaq eshte ndryshimi. Ai gjuan shume mire vetem nga vendi. Nuk po e shoh ende kete Eriksenin talent kaq te madh te futbollit Europian.”
Nderkohe, Caressa i eshte kunderpergjigjur atij: “Eriksen per hir te vertetes tashme eshte ndryshe. Ka mesuar qe te luaje ne nje pozicion tjeter.”
“Por Interi ne fakt duhet te gjeje ende Eriksenin qe krijon sepse kete vertete qe nuk e ka gjetur akoma. Une nuk e konsideroj nje lojtar te madh, thjesht nje lojtar te mire.”
“Lojtaret e medhenj jane te tjere. Por nuk mund te them nderkohe qe nuk eshte nje lojtar i mire, sepse lojtar i mire eshte.”