GdS – Mundet konkurrenca e Romes. Inter ka ne dore Nainggolan.
Sipas Gazzetta dello Sport ne shtyp sot, sms-ja qe Moratti i ka derguar Cellinos ka bere efektin e saj ne lidhje me tratativen Nainggoan. Efekti i pare ka qene qe Roma eshte menjanuar duke i lene praktikisht rruge te hapur Interit.
Raportet me Massimo-s zikalter dhe atij kaljaritan jane te shkelqyera, dhe fakti qe Cellino nuk ka simpati per Romen ka bere diferencen. Klubi verdhekuq kishte ofruar 8,5 milion plus dy te rinj per gjysmen e kartonit te belgut, por tani qe e ka kuptuar qe rruga eshte e pa ndjekshme, eshte menjanuar. Mesfushori, pervec pelqimit te Morattit, eshte prioriteti kryesor edhe per Mazzarrin qe e donte prej koheve te Napolit. Tani ngelet vetem te ulet ne nje tavoline per te gjetur celesin e duhur per te hapur porten. Cellino nuk eshte i gatshem te ule cmimin, dhe kerkesa per lojtarin eshte e larte. Zgjidhja mund te jete: para cash dhe nje lojtar ne shkembim: Longo mund te shkoje tek Cagliari ne huazim me te drejte blerje per gjysmen e kartonit.
Nderkohe, nuk duhet te harrohet qe mesfushori pelqehet shume edhe nga Thohir, per origjinen e tij indoneziane, duke qene se babai ka lindur ne Xhakarta. Per manjatin, Radja do te behej deshmitari perfekt per Interin ‘e tij’ ne Indonezi.