Corriere zbulon gjithcka: “Inter, ja oferta e Cagliarit per Nainggolan: Marotta mund te pranoje vetem…”
Cila e ardhme e pret Radja Nainggolan? Sipas Corriere dello Sport, ne kete moment ka vetem dy rruge per belgun.
Interi nderkohe nga ana e saj po tenton qe ta shese ate me te gjitha menyrat nese eshte e mundur edhe para dates 30 qershor.
“Ne kete moment qe po flasim, nje blerje me titull perfundimtar nga ana e Cagliarit mund te behet me 5 milione euro.”
“Por duke pare kontraten e lojtarit ne skadence ne fund te sezonit dhe rrogen e tij te larte, duket e veshtire qe kjo shifer te ofrohet.”
“Keshtu, jane rritur shume shanset qe lojtari te zgjidhe kontraten me Interin pikerisht ashtu si beri Godin vitin e shkuar.”
“Ne kete menyre, Nainggolan do te ishte nje lojtar i lire dhe do mund te transferohej si nje parameter zero tek Cagliari.”
“Zikalterit do te kursenin ne kete menyre rreth 4 milione euro rroge plus bonuse dhe prandaj kjo tratative duket shume e ngjashme me ate te Diego Godin.”
“Interi pasi nuk mundi ta shiste ate, zgjodhi rrugen e zgjidhjes se kontrates dhe ai me pas shkoi me paramter zero ne Sardenje te luante pikerisht me Nainggolan.”