INTER, CFARE REKORDI: “Klubi zikalter diten e diele do te behet skuadra e pare ne histori qe kap…”
MAI STATI IN B. Kjo eshte nje nga sloganet me te bukura qe klubi zikalter ka dhe gjithcka ka te beje me prezencen e Interit gjithmone ne Serie A.
Qe prej dites se pare te themelimit e deri me sot, 113 vite me vone, Interi ka luajtur gjithmone ne kompeticionin me te larte ne Itali.
Ky eshte edhe nje motiv krenarie per te gjithe historine e klubit zikalter, por edhe per tifozet qe shpesh here e perdorin per tu ‘hapur’ ndaj kundershtareve.
Por pikerisht duke u bazuar te “Mai Stati In B” (Kurre nuk kemi qene ne Serie B), Interi do te vendose nje rekord absokut diten e diele.
Ja cfare shkruan sot La Gazzetta dello Sport: “Interi eshte gati te vendose nje rekord te pabesueshem diten e neserme.”
“Vetem me zbritjen ne fushe, Interi ndaj Udineses do te behet skuadra e pare ne historine e Italise qe luan 3000 ndeshje ne Serie A qe kur kampionati italian luhet si nje i vetem, pa u ndare ne regjione.”
“Deri me tani per Interin kane ardhur ne Serie A plot 1495 fitore, 834 barazime dhe 670 humbje ne total.”
“Interi behet keshtu skuadra e pare me Juventusin pas saj, qe eshte nje kampionat mangut per shkak te renies ne Serie B. Nje renie e kategorine e dyte qe fundosi perfundimisht edhe reputacionin e tyre.”