Inter, Eriksen vazhdon te mos i besoje syve: “Nuk do e kisha menduar kurre qe une tek Interi do…”
Christian Eriksen, ka folur diten e sotme per shume tema direkt nga grumbullimi i Kombetares daneze te futbollit.
Ai ka treguar ate qe ka perjetuar tek Interi ne muajt e fundit, por eshte ndalur edhe te momenti i keq qe ka kaluar ne fazen e pare.
“Doni te verteten? Nuk do e kisha menduar kurre qe une tek Interi do kisha dhene kontribut kaq te madh per fitimin ne titullit.”
“Flas per fazen e pare, kur po luaja shume pak dhe nuk isha aspak i perfshire ne lojen e skuadres. Ne ate kohe luaja shume pak.”
“Por per mua ka qene nje sezon me dy fytyra dhe ne fazen e dyte kam pasur me shume hapsire dhe kam dhene ndihmen time.”
“Ne fund, kemi fituar kampionatin dhe kam menduar se gjashte muaj me pare, nese dikush do te me kishte pyetur, do e kisha marre per nje shaka.”
Momenti i ktheses se madhe per Eriksen pa me te voglin dyshim ka qene ajo goditje denimi ndaj Milanit ne Kupen e Italise.
“Nuk e di nese ka qene pikerisht ai momenti i ktheses, por ne ate periudhe kam filluar te luaj ndonje ndeshje me shume.”
“Mbase ai moment ka qene pika e ktheses per njerezit jashte dhe per menyren si me shohin te luaj. Por ne brendesi, une kisha kohe qe mundohesha ta ktheja vullnetin ne force per te gjetur hapsirat e mia. Por dicka me shume ka ndodhur pas atij goli, e vertete”, shpjegon Eriksen.”