Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e papritur: “Zhang merr nje ndihme te madhe per Interin nga… Formula 1? Ja cfare po ndodh.”

Gazzetta jep lajmin e papritur: “Zhang merr nje ndihme te madhe per Interin nga… Formula 1? Ja cfare po ndodh.”
Inter Club Staff

Ndonjehere ne futboll, ndodhin gjera qe me futbollin nuk kane lidhje, por qe ndikojne ne menyre te drejteperdrejte ne stretegjite e klubeve te ndryshme.

Me sa duket ky eshte edhe rasti i Formula Uno, ku Guanyu Zhou, nga sezoni 2022 do te drejtoje Alfa Romeon ne vend te Antonio Giovinazzi.

Pikerisht kjo gje duket se mund te hape nje skenar totalisht te ri te Kines dhe Sporteve, nje dere qe eshte mbyllur fort vitete e fundit.

Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport e cila tregon se si pas kesaj levizje, mund te ndodhe dicka shume e rendesishme edhe me Suning-Inter.

 

“Eshte mendimi i pare tani. Suning eshte goditur shume nga qeveria e Kines e cila nuk i ka aspak me sy te mire investimet ne sport dhe sidomos larg Kines.”

“Per kete arsye, Suning ne kete moment nuk po arrin te fuse dot asnje cent tek Interi nga kompania e saj ne Kine.”

“Presidenti Zhang kohet e fundit ka deklaruar hapur se Suning nuk deshiron te largohet nga Interi dhe ka dhene mbeshtetjen e tij per kete gje.”

“Shume jane habitur, por Zhang ne lidhje me drejtimin e Interit mund te marre pikerisht nje ndihme nga Formula 1, sepse nese Kina hapet me shume ndaj sportit, atehere edhe Suning do e kete me te lehte te investoje.”

“Suning po shpreson shume. Ata nuk duan te largohen nga Interi tani, sepse kane investuar shume para dhe kohe per tu dorezuar kaq thjeshte. Keshtu, me pak ndihme nga Formula 1, mund te ndryshojne shume gjera ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.