MOVIOLA E NDESHJES – Inter fiton 5-0 por arbitrat nuk mungojne me gafat e tyre: “Ata nuk pane nje…”
Diten e djeshme, Inter ka fituar me rezultatin 5-0 ne San Siro, por edhe ne nje fitore kaq te thelle, arbitrat nuk kane munguar me protagonizmin e tyre.
Per kete gje flet edhe Corriere dello Sport, e cila ka folur keshtu per arbitrimin e Marianelli ne Inter-Salernitana.
“Ne kete ndeshje nuk ka nderhyre ne asnje moment VAR sepse nuk ka qene nevoja per te bere dicka te tille.”
“Te goli i pare kishte dyshime ne pamje te pare, por jo. Mazzochi mbante loje Lautaron ne assistin qe dha Barella.”
“Por nje gafe e vertete ka qene nderkohe te rasti i kartoni te Stefan De Vrij, qe ka marre nje te verdhe sepse… kapi topin. Pse?”
“Nderkohe, nje tjeter gafe ishte flamuri i ngritur lart per golin e Dzeko pas assistit te Denzel Dumfries. Mbase anesori nuk mbajti dot ritmin e hollandezit dhe nuk pa me qarte sepse nuk shpjegohet ndryshe.”
“Nuk ishte pozicion jashte loje as kur niset Dumfries qe niset ne gjysmefushen e tij, por edhe Dzeko normal qe jo.”
“Ne fund prape protagonist arbitri i ndeshjes: Radovanovic i bllokon kembet Gagliardinit qe bie ne toke dhe ai nuk vershellen penallti.”
“Te sigurt qe do te kishte vendosur keshtu arbitri sikur ndeshja te ishte 0-0? Por arbitrat kane detyren qe te mbajne gjithmone te njejtin standart.”