Inter, Inzaghi gati te jape shansin e madh per plot pese lojtare te Primaveres? “Ja emrat. Klubi ka vendosur te…”
Ashtu si ka thene edhe vete Simone Inzaghi gjate dites se djeshme, kesaj radhe ne grumbullimin e Interit do te kete shume lojtare te rinj.
Keta emra nga Primavera jane zgjedhur me kujdes te madh direkt nga tranjeri i Interit, ne bashkepunim me stafin e tij.
Per kete gje ka folur sot edhe Tuttosport, e cila tregon se pas ketij vendimi fshihet edhe nje strategji e mirefillte.
“Inter ne kete moment ka vendosur qe te marre lojtare ne skaudren e pare pikerisht te ato pozicione ku nuk eshte e kompletuar”.
“Me sa duket, klubi po shpreson se mbase ndonje zgjedhje do e gjeje pikerisht nga akademia e sapo dale kampione ne nivel Kombetar”.
“Nje nder ta eshte edhe Valentin Carboni, i vetmi i sigurt ndoshta qe do te beje pjese e skuadres se pare sezonin e ri.”
“Por bashke me te eshte edhe Fontanarosa, Sangalli, Fabbian e Zanotti, me kete te fundit qe ka debutuar edhe me pare me Interin.”
“Nuk ben pjese emri i Casadei, talentit te madhe te Primaveres, sepse edhe ai si Franco Carboni mund te huazohet per te fituar eksperience”.