ZYRTARE – Inter gjen pasardhesin e Lele Orialit: “Eshte perzgjedhur Team Manager i ri i klubit: pikerisht…”
Riccardo Ferri, flamurtar i Interit, eshte club manager me i ri i skuaders se pare zikalter dhe ky lajm eshte dhene pak minuta me pare.
E ka zyrtarizuar gjithcka Inter me nje komunikate diten sotme ku legjenda e klubit zikalter eshte prezantuar keshtu:
“FC Internazionale Milano komunikon se Riccardo Ferri eshte Club Manager i ri skuadres se pare te Interit”.
“Kolona e Interit te rekordee, Ferri ka perjetuar nje nga ciklet me te lavdishme te historise se Interit, duke fituar Scudetton 1988/89, Superkupen e Italise ne 1989 dhe Kupen UEFA ne 1990/91.
“Ai e mbylli aventuren tek Inter ne vitin 1994, pasi koleksionoi me zikalterit plot 418 ndeshje ne 13 sezone me radhe”.
“Ferri ka mbetur gjithmone i lidhur me ngjyrat zikalter duke qendruar shume prane gjithcka cfare ka ndodhur me boten e Interit”.
“Ai ka pasur edhe rolin e Ambasadorit te Klubit, nje rol qe e ka mbajtur per shume vite me radhe me shume krenari”.
“Per te hapet nje kapitull i ri keshtu me brendesi te Familjes se Interit, dhe per Riccardon shkon nje ‘pac fat’ e madhe”.