Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

843 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Caressa, cfare po thua? “Tek Inter kam pare nje kembane te madhe alarmi: kam vene re se lojtaret ne fushe nuk…”

Caressa, cfare po thua? “Tek Inter kam pare nje kembane te madhe alarmi: kam vene re se lojtaret ne fushe nuk…”
Inter Club Staff

Direkt nga kanali i tij ne YoutTube, Fabio Caressa ka folur per merkaton e Interit por edhe ka paralajmeruar Interin per dicka qe sipas tij e ka vene re ne fushe ne ndeshjen e fundit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Inter eshte shume e forte. Me ka habitur edhe ndeshja e Edin Dzeko, qe eshte futur shume mire ne loje”.

“Ai per moshen qe ka dhe eksperiencen mund te beje diferencen. Kur nderron sulmuesit, Inter fut freski, gjatesi dhe klas.”

“Ka shume zgjedhje. Distanca mes tete skaudrave te para eshte te sulmi, dhe mendoj se Inter ka me te fortin nga te gjithe”.

“Per kete do te marrim vesh me shume gjate ndeshjeve direkte. Inter eshte sigurisht ajo qe eshte me pare, ndersa Milan me eshte dukur pak me e palidhur ne krahasim me vitin e kaluar”.

“Une kam vetem nje dyshim per Interin dhe e kam vene re bashke me Luca Marchegiani e na ka bere jo pak habi”.

“Lojtaret ne fushe bejne shume reagime te kota, Barella, Brozovic e te tjeret. Duket sikur perdorin shume fjalet e shajne me duar e me kembe”.

“Kjo eshte nje kembane alarmi. Duhet me shume qetesi. E keni pare si lojtaret e Interit flasin me shume ndonjehere ne fushe?”

“Skriniar? Nuk eshte ne gjendje super, por eshte me mendjen e duhur sepse do te qendroje. Eshte teper i rendesishem per kete Inter. Lautaro me ka pelqyer shume ne kete fillim sezoni gjithashtu”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.