Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, jo vetem Icardi me PSG: Marotta po mendon ti kerkoje dy lojtare klubit francez ne shkembim?

Inter, jo vetem Icardi me PSG: Marotta po mendon ti kerkoje dy lojtare klubit francez ne shkembim?
Inter Club Staff

Jo vetem Icardi. Inter dhe PSG ne fakt jane ne kontakt dhe ne javet e ardhshme pritet te vendosin te ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Por me sa duket, ai nuk do te jete i vetmi emer qe klubet do te negociojne me njera-tjetren.

Kete gje e shkruan La Gazzetta dello Sport sot e cila nenvizon se si PSG i ka ofruar Interit disa lojtare qe mund ti interesojne Antonio Contes.

Behet fjale per lojtare krahu kryesisht, nje repart ku Interi ka vuajtur shume kete sezon dhe eshte ne kerkim te lojtareve adapt per skemat e Contes.

I pari eshte Kurzawa, ne skadence kontrate dhe qe kerkohet nga skuadra te rendesishme. Nderkohe edhe PSG po tenton ta rinovoje kontrate ne tij, por nese futet ne marreveshjen per Icardin, ato do te hiqnin dore prej negociatave dhe do hapnin rrugen per kalimin e tij ne Milano.

MUNIER – Interi po monitoron emrin Kurzawa por jo vetem. Nje emer tjeter qe i pelqen zikalterve eshte Thomas Meunier, 28 vjecar qe luan si mbrojtes i krahut te dajthte dhe shok skuadre ne kombetare me Lukaku.

Ky i fundit do te ishte nje plus shume i madh per te mbyllur kete marreveshje dhe per te tejkaluar Manchester United dhe Chelsea qe jane ne gare per te gjithashtu.

Edhe ai ka situate te njejte me Kurzawa me PSG qe deshiron ta mbaje por eshte ne skadence kontrate.

ICARDI – La Gazzetta me pas, kthehet tek Icardi me Interin qe deshiron ta mbylle kete ceshtje me PSG brenda fundit te muajit.

E perditshmja tregon se lojtari eshte i bindur ne kete moment qe do te qendroje ne Paris dhe klubi deshiron ta bleje edhe pse me ulje.

Mbetet ne kete moment per tu gjetur cmimi i sakte. Te futen lojtare si Draxler ne marreveshje nuk e bind aspak Interin si ide sepse gjermani nuk bind si per shkak te rolit ne fushe por edhe karakteristikave te tij.

Paredes nga ana tjeter vleresohet shume nga PSG dhe do te ulte shume cmimin e Icardit (shumen qe Interi do te perfitonte).

Prandaj klubet po diskutojne, dhe nese PSG ndihmon Interin per te arritur tek Kurzawa apo Meunier (ose te dy), atehere Interi mund te beje edhe nje ulje te vogel per Icardin. Marotta po mendon te kerkoje keto dy lojtare ne kembim ne rast se PSG deshiron te fuse lojtare ne marreveshje.

Por duke qene se PSG nuk ka asnje te drejte mbi ta nga ana kontraktuale, por vetem disa tratativa te nisura per rinovim, ulja do te ishte shume e vogel dhe ne marreveshjen per Icardin mund te pasqyrohet vetem ne formen e pranimit nga ana e Interit e nje oferte me te vogel cash.

Por te mos harrojme edhe dicka shume te rendesishme: ne mes eshte edhe emri i Edinson Cavanit nese Lautaro do te largohej nga Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.