Belfodil: “Jemi te zhgenjyer. Ne kete periudhe punojme per t’u permiresuar”
Mes gjerave me pozitive ne nje ndeshje qe e ka pare Interin te dale i humbur thellesisht, eshte paraqitja e Ishak Belfodil, i cili ne Inter Channel, ka bere kete deklarate: “Eshte e vertete, sot isha pak me mire, por ne shikojme gjithmone proven e skuadres te plote dhe sot ishim pak te lodhur ndersa kundershtaret tane ishin me te shpejte se ne. Jemi te zhgenjyer, eshte normale sepse duam te fitojme gjithmone, por e rendesishme eshte qe ne kete moment te punojme per t’u permiresuar. Ndeshja e dyte qe pesojme gola? (qesh) “Kemi ndjesine, se ne kete turne, kundershtareve u mjafton edhe vetem nje gjuajtje per te shenuar, kurse ne provojme shume here por topi nuk hyn. E perserit, ishim me te lodhur ne krahasim me Valencian, dhe dukej, por ne kete moment te sezonit ka shume rendesi aspekti fizik dhe fiton ai qe eshte me ne forme. Nuk ka asgje qe nuk shkon me pregatitjen tone, nuk ka rendesi qe puna qe po bejme nuk duket menjehere, e rendesishme eshte te jemi mire per takimet qe vlejne.“