Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agj. Guarin: “Dashuron Interin, deshiron te zgjase kontraten. Dhe Mazzarri nuk e ka pare akoma Fredyn e vertete”

Agj. Guarin: “Dashuron Interin, deshiron te zgjase kontraten. Dhe Mazzarri nuk e ka pare akoma Fredyn e vertete”
Xhorxh Gellci

Fredy Guarin ka qene protagonist absolut i ndeshjes te Interit kunder Torinos dje ne mbremje. Kolumbiani ka bere paraqitjen me te mire te sezonit, me nje rovejshate fantastike per golin e 1-1. Agjenti i tij, Marcelo Ferreyra, ka bere nje interviste ekskluzive per FcInterNews.it. Ja fjalet e tij, te sjella ne shqip nga inter.al:

Ferreyra, kunder Kilit Guarin ka bere nje paraqitje te madhe dhe ka marre nje kualifikim historik per Boterorin.
“Fredy eshte keshtu, kur ka presion per te bere rezultat, luan me mire. Ka luajtur ne pozicionin e tij te vjeter, qe e njeh shume mire. Ka nxjerre ne pah tiparet si luftetar. Ne Kombetare sherbente nje Guarin i tille, dhe ai ishte pregatitur per kete ndeshje.”

Pse akoma nuk ja ka dale t’u jape vazhdimesi paraqitjeve tek Inter, ne krahasim me ato ne Kombetare?
“Sepse ne Kolumbi e njohin te gjithe ne perfeksion. Interi po jeton nje moment ndryshimi dhe besoj se Mazzarri eshte akoma duke njohur Fredy-n. Pavaresisht, Interi nuk e ka pare akoma Guarin-in me te mire. Per mua akoma nuk eshte shprehur ne maksimumin e potencialit te tij, dhe kete e di edhe ai vete.”

Cfare raport ka mes Guarin dhe tifozeve zikalter?
“Fredy dashuron Interin dhe luan me zemer per kete fanelle. Atij i nevojitet mbeshtetja e tifozeve, akoma me shume ne kete moment te vecante.”

Do te deshironte te rinovonte kontraten me zikalterit?
“Fredy enderron te dale kampion me Interin, punon dhe punojme per kete objektiv. Kur eshte transferuar ne Milano kishte edhe propozime te tjera, dhe kemi zgjedhur zikalterit ne baze te asaj qe pelqente vete ai. Deri sa Interi do te deshiroje ta kete ne ekip, Fredy do te jete 100% interist.”

Mund te jemi te sigurte qe nuk do te kete surpriza ne sesionet e ardhshme te merkatos?
“Sic kam thene me pare, Interi thote fjalen e fundit. Ne deshirojme te qendrojme me fanellen zikalter dhe shpresojme qe Interi ta mendoje njelloj.”

Dje me Torinon ka bere nje paraqitje te madhe.
“Mazzarri eshte akoma ne fazen e zbulimit. Me pare kam thene qe nuk eshte shprehur akoma ne 100%: me golat i afrohemi maksimumit te potencialit te tij. Ai po punon per te bindur Mazzarrin. Kur ka mendjen e qete, rritet cdo dite e me shume. Ndoshta duhet te luaje pak metra me perpara, keshtu do te kete mundesine te shohe porten. Tani per tani po mundohet te asimiloje te gjitha kerkesat e Mazzarrit, do te duhet edhe pak kohe deri sa te te beje gjithcka ne perfeksion. Punon 24 ore ne dite per Interin dhe Mazzarrin. Deshiron ta shohe Interin duke fituar dhe te jape gjithcka qe ka mundesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.