Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Botta: “Pas nje takimi te gjate me Ausilion kemi zgjedhur Chievon. Skuadrat e tjera…”

Agjenti i Botta: “Pas nje takimi te gjate me Ausilion kemi zgjedhur Chievon. Skuadrat e tjera…”
Ardi Deda

Ceshtje oresh dhe Ruben Botta do te jete zyrtarisht nje futbollist i ri i Chievo Verona. Nuk ka nevoje per lajmerime, mjaftojne fjalet konfirmuese te agjentit te lojtarit Sergio Levinton, qe ne mikrofonat e FcInterNews.it shpjegon motivin e zgjedhjes se verdhebluve dhe synimet per te ardhmen: “Perse Chievo per Bottan? Chievo ishte shoqeria qe pergjithesisht kishte oferten me te mire si per Interin ashtu dhe per lojtarin. Nje skuader ku Ruben mund te luaje me vazhdimesi nga 20 deri ne 30 ndeshje, dhe ku mund te merret ne konsiderate ne planin profesional. Jo vetem qe Inter eshte dakord ne planin ekonomik por di qe mund te mbeshtetet ne qershor 2015 tek nje Botta qe mund te tregoje se eshte ne nivelin e futbollisteve me te mire te kampionatit italian. Hellas Verona, Parma dhe Torino ishin ne gjurmet e futbollistit dhe ishin skuadra te rendesishme sipas meje, por mesa duket nuk perputheshin me deshiren e Interit. Sidoqofte ne planin personal dhe profesional i falenderojme te gjithe per interesin e treguar”.

Levinton tregon dhe momentin ekzakt kur eshte maturuar vendimi per te shkuar ne Verona: “Ka qene pas nje bisede shume te gjate me Piero Ausilion ku kemi vleresuar se bashku ajo qe ishte me e mira per Interin dhe djaloshin. Qe te enjten e dinim qe klubi i perzgjedhur ishte Chievo. Ideja e vetme e Interit ishte ta linte te largohej vetem per te patur vazhdimesine per te cilen ka nevoje dhe qe si zikalter veshtire se mund ta arrinte. Me pas, te kthehet tek Inter me mundesine per te treguar qe eshte nje futbollist i atij niveli qe ka bindur klubin te shkonte ta merte ne Argjentine”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags