Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Mbaye: “Genoa? Jane zhdukur te gjithe! Mund te qendroje…”

Agjenti i Mbaye: “Genoa? Jane zhdukur te gjithe! Mund te qendroje…”
Ardi Deda

E ardhmja akoma ne dyshim per Ibrahima Mbaye. Ne mikrofonat e Calciomercato.com flet Giuseppe Accardi, agjenti i anesorit senegalez i datelindjes 1994 ne pronesine e Interit.

Mund te na flisni per situaten qe lidhet me Mbaye? Dukej sikur gjithcka kishte mbaruar me Genoan por tani…

“Ne kete moment gjithcka varet nga Genoa, eshte folur per nje huazim me te drejte blerje dhe me te drejte riblerje nga Inter. Shifrat nuk i di dhe nuk me interesojne. Jane rreth 4-5 dite qe jane zhdukur te gjithe. Une jam takuar me Preziosin dhe kemi shtrenguar duart. Kemi nje angazhim me Genoan dhe deri sa Preziosi nuk do te na lere te lire, ne do te jemi ne pritje te lajmeve”.

I mundshem nje qendrim i tij tek Inter?

“Ne futboll gjithcka eshte e mundur dhe deri sa te mbyllet merkato gjithcka mund te ndodhe. Nuk e perjashtoj nje qendrim tek Inter, ai ka nje kontrate me zikaltrit, ka shume dinamika qe mund te krijohen, edhe mund te shkojme ne nje skuader tjeter te ndryshme nga Genoa”.

Pavaresisht se ku do te shkoje, ketu kemi te bejme gjitmone me huazim?

“Inter nuk kerkon te shese futbollistin dhe kjo ka qene e qarte qe nga fillimi”.

Perse Mazzarri nuk mbeshtetet tek ai?

“Asnje koment per kete ceshtje”.

Keshtu ju jeni ne pritje te merni lajme si nga Inter dhe nga Genoa…

“E perseris, une pres te mar lajme dhe eshte normale qe ne ditet e ardhshme dicka duhet te ndodhe nga njera ane ose nga tjetra. Me Interin jam gjithmone ne kontakt, ndersa ne 4-5 ditet e fundit nuk ka pasur kontakte me Genoan”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.