Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin-Inter, neser takim udhekryq per merkaton. Vidal hap nje shprese per Red Devil, sondazhet tjera…

Guarin-Inter, neser takim udhekryq per merkaton. Vidal hap nje shprese per Red Devil, sondazhet tjera…
Bujar Berishaj

Inter eshte i impenjuar ne play-off e Europa League ne Islande kunder Stjarnan, por merkato shkon ne pushime vetem per nje dite. Nga neser do te mendohet per shitjet, ate te Guarin mbi te gjitha, ne menyre qe te kete fonde qe te investohen ne nje anesor dhe mbrojtes (Biabiany dhe Rolando ne shenjester).

Te marten ka arritur ne Milano agjenti i lojtarit dhe bashkpuntori europian, takimi me klubin zikalter eshte zhvendosur deri neser, ku me ne fund do te kete nje takim ball per ball. Eshte heret per te folur per nje nxitim ne dalj,e akoma nuk kane ardhur oferta, sipas asaj qe i rezulton FcInterNews, tek klubi zikalter per ish-lojtarine Portos, qe nga ana e tij do te thote lamtumire vetem per nje klub te rendesishem si Interi (dhe per nje page te barabarte).

Mbetet per nje moment anash pista Monaco (qe ka bere nje investim te rendesishem me Gaitan), mbeten sondazhet e shumta te Boterorit, duke pritur qe dicka te konkretizohet. Zeniti eshte ne mesin e skuadres qe perjashtohet nga jo e lojtarit, por pistat qe cojne tek Juventus, Tottenham, Bundeslige dhe Manchester United nuk duhet perjashtuar teresisht.

Red Devils kane nje shans, duke pas parasysh veshtiresite per te arritur tek Vidal. Me “jo” e kilienit shume afer, Guarin ka ende nje shans per Manchesterin. Ka pasur nje sondazh per lojtarin, ai nuk ka thene jo, por nuk duket te jete profili i vetem i vleresuar nga anglezet (gjithmone alternative e Vidal). Dhe qendrimi i Vidal mund te jete nje pengese per kalimin e Guarin tek Juventus, klub qe e ndjek prej kohesh lojtarin e Portos.

Nje situate per tu vlersuar. Neser do te jete pika e fundit me Inter, per te kuptuar se cfare do te jete merkatoja ne hyrje deri me 2 shtator. Ne kete momente shume, nese jo gjithcka, varet nga vet Fredy Guarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.