Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Parma, konfirmohet interesimi per Botta. Pelqehet Schelotto por Biabiany…

FcIN – Parma, konfirmohet interesimi per Botta. Pelqehet Schelotto por Biabiany…
Ardi Deda

Rubén Alejandro Botta Montero, nje perleshje per te nga skuadrat e Serise A. Po behen gjithnje e me insistuese zerat rreth nje shitje te mundshme te talentit argjentinas, por vetem me titull te perkohshem. Objektivi i Interit, ne fakt, eshte qe ta maturoje lojtarin ne kampionatin italian per te testuar aftesite e tij me nje fare vazhdimesie ne angazhim pas pagezimit ne zikalter sezonin e kaluar. Argjentinasi pelqehet nga Torino, Hellas dhe Chievo Verona, por per tu regjistruar jane dhe sondazhet e Parmes se Roberto Donadonit. Klubi eshte i interesuar per lojtarin dhe kush e di mund te beje nje tentative per te konkretizuar nje tratative te dyfishte me drejtorin sportiv te Interit Piero Ausilio.

FcInterNews, pasi ka kontaktuar me nje burim brenda klubit, ka patur konfirmimin e interesimit te klubit edhe per Ezequiel Matías Schelotto, lojtari i krahut te djathte qe nen urdhrat e Walter Mazzarri, do te gjente pak hapesira dhe per kete figuron ne listen e atyre qe do te nisen: ne kete pike nuk perjashtohet nje kthim ne Tardini e italo-argjentinasit. Nderkohe, duke u kthyer tek ish lojtari i Tigre ka pasur tashme kontakte midis klubit dhe agjentit te tij Sergio Levinton, edhe pse per momentin nuk mund te flitet akoma per nje tratative te vertete, por vetem per sondazhe ne fazen fillestare. Ne cdo rast, nuk do te jete e lehte, te kalohet konkurrenca e skuadrave te tjera qe sot jane lehtesisht ne avantazh ne kete gare te merkatos.

Nderkohe nga Parma bejne te ditur se tratativa e dyfishte hipotetike per dyshen Botta-Schelotto eshte e pavarur nga ceshtja qe lidhet me Jonathan Biabiany, sulmuesi i krahut francez i kerkuar nga Inter dhe qe Parma do te ishte e gatshme ta shiste, por vetem perballe nje oferte te rendesishme, duke filluar nga nje baze prej 10 milione euro.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.