Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,832 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alexis Sanchez nuk ndalet dhe dergon nje tjeter mesazh per Interin: “Une ne karrieren time kam qene gjithmone nje…”

Alexis Sanchez nuk ndalet dhe dergon nje tjeter mesazh per Interin: “Une ne karrieren time kam qene gjithmone nje…”
Inter Club Staff

Ne pritje te prishjes se kontrates me Interin, sulmuesi Alexis Sanchez vazhdon te dergoje mesazhe ne drejtim te klubit zikalter.

Edhe pse nuk dihet se me ke e ka ai ne vecanti, duket se lojtari eshte shume i vendosur te therrase veten “nje kampion”.

Ai diten e djeshme ka marre pjese normalisht ne stervitjen e radhes ne Appiano Gentile duke luajtur sipas tij ne skuadren fituese (ne ndeshjen stervitore).

Ai direkt pas kesaj ndeshje nuk ka humbur kohe dhe ka publikuar nje postim jo pak polemizues ne drejtim te klubit.

“Une kam qene gjithmone profesionist dhe fitues ne karrieren time. Bej qef dhe bej ate qe te ben te lumtur, luaj futboll”, ka shkruar ai ne instagram.

Nderkohe, El Nino Maravilla e ka shtuar dozen pak me vone, duke hedhur perseri fjale te tjera ne rrjetet e tij sociale.

“Fitorja eshte konstante ne karrieren time, kampionat jane te bere keshtu”, ka shkruar ai nder te tjera diten e djeshme.

Kesaj radhe ka dashur te kujtoje ate interviste te dhene per mediat direkt pasi ka perfunduar Superkupa e Italise ndaj Juventusit ku ai kishte shenuar golin e fitores ne minute ne 121.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.