Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

471 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Analize Roma – Inter: Nainggolan KO, do te luaje me 4-3-3? Shume dyshime ne mesfushe.

Analize Roma – Inter: Nainggolan KO, do te luaje me 4-3-3? Shume dyshime ne mesfushe.
Ardis
  • On 02/12/2018, 13:44

Vazhdon maratona zikalter. Mbas Frosinone-s dhe Tottenham eshte rradha e Rome-s. Ndeshje delikate ne Olimpico, kunder nje kundershtari te demtuar duke pare edhe lojtaret qe i mungojne.

Ne krahun tjeter, zikaltrit duan te hedhin mbrapa kraheve humbjen ne Wembley qe ka rifutur ne loje kualifikimin qe dukej si dicka e bere. Gjithsesi, perqendrim ne kampionat: eshte nje pozicion qe duhet konsoliduar dhe, nese eshte e mundur, te permisohet.

ROMA – Shume viktima ne Trigoria. Di Francesco, gjendet pa Dzeko, El Shaarawy, De Rossi, Lorenzo Pellegrini, Koric dhe Karsdorp, i fundit sapo eshte shtuar ne listen e te padisponueshmeve.

Nje formacion pothuajse i detyruar per trajnerin verdhekuq, me disa dyshime. Ne mbrojtje, Juan Jesus duket ne avantazh mbi Fazio-n. Me pas mbetet per te kuptuar pozicionin e Florenzi-t: nese do te luaje terzino, do te kete hapesire per Kluivert; nese do te luaje sulmues krahu, Santon ne mbrojtje dhe Under ne te majte me Kluivert ne pankine.

Per te vleresuar kushtet fizike te turkut, qe dje ka mbaruar stervitur me nje dhimbje muskulare. per pjesen tjeter, Cristante-Nzonzi, dyshja perpara mbrojtjes dhe Zaniolo mbrapa shpatullave te Schick. Pastore dhe Perotti jane grumbulluar, por me shume mundesi do e nisin nga pankina.

INTER – Me shume zgjedhje ne siapozicion te Luciano Spalletti-t, qe gjithsesi duhet te vleresoje energjite e lojatreve te tij mbas ndeshjes mese te lodhshme ne Londer. Pa Dalbert dhe me Vrsaljko te sapo integruar, D’Ambrosio dhe Asamoah duhet te konfirmohen si mbrojtes te kraheve.

Ndersa ne mes te mbrojtjes Miranda eshte favorit ndaj De Vrij per te shoqeruar Skriniar. Duke pare mungesen e Nainggolan, me shume mundesi do te aplikohet moduli 4-3-3 me Brozovic ne regji dhe nje nga keta te dy, Vecino, Gagliardini, Joao Mario dhe Borja Valero do ta shoqerojne ne mesfushe: favorite jane uruguajani dhe portugezi.

Ne sulm, Politano dhe Perisic qendrojne favorite per te mbeshtetur Icardi-n. Mese te gatshem Keita Balde dhe Lautaro Martinez: ku i dihet nese trajneri zikalter i aktivizon qe nga minuta e pare qe te dy lojtaret.

FORMACIONET E MUNDSHME

ROMA (4-2-3-1) – Olsen; Florenzi, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; Cristante, N’Zonzi; Under, Zaniolo, Kluivert; Schick.
PANKINA – Mirante, Fuzato, Fazio, Marcano, Santon, Lu. Pellegrini, Riccardi, Pastore, Perotti, Celar.
TRAJNER – Di Francesco
TE SKUALIFIKUAR – Asnje
TE PADISPONUESHEM – Dzeko, El Shaarawy, De Rossi, Lo. Pellegrini, Coric, Karsdorp.

INTER (4-3-3) – Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Vecino, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.
PANKINA – Padelli, De Vrij, Ranocchia, Vrsaljko, Gagliardini, Borja Valero, Candreva, Keita Baldé, Martinez.
TRAJNER – Spalletti
TE SKUALIFIKUAR – Asnje
TE PADISPONUESHEM – Dalbert, Nainggolan

ARBITER: Rocchi.
Asistente: Preti dhe Costanzo.
VAR: Fabbri (Valeriani).
Arbiter i katert: Di Bello.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.