Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Appiano, atmosfere fantastike: “Ja cfare ndodhi dje me skuadren: ne menyre te parpritur Zhang…”

Appiano, atmosfere fantastike: “Ja cfare ndodhi dje me skuadren: ne menyre te parpritur Zhang…”
Inter Club Staff

Eshte nje dite e madhe per Interin: pas rreth 10 vitesh, skuadra zikalter pas nje mungese te gjate rikthehet ne nje te tetat e Champions League.

Nuk do te jete nje ndeshje aspak banale sepse perballe per zikalterit do te jete as me pak e as me shume, por nje nga skuadrat me te forta ne Europe.

Por pikerisht per kete fakt, i gjithe klubi ka dashur te qendroje afer skuadres ne kete moment teper te rendesishem.

Kete gje e tregon me se miri edhe ajo qe ka ndodhur dje ne Appiano Gentile, ku skuadra ka qendruar e grumbulluar gjithe nates.

“Ne prag te nje ndeshje kaq te rendesishme, skuadra ka mberritur ne qendren stervitore qe dje paradite.”

“Eshte zhvilluar stervitja, eshte ngrene dreka bashke, me pas nje nxemje e vogel e keshtu me radhe duke shkuar deri te darka.”

“Por ajo qe ka rene ne sy eshte prezenca e Steven Zhang qe ne menyre surprize ka shkuar ne Appiano Gentile per te qendruar prane lojtareve dhe Inzaghit e per ti mbeshtetur ata nga afer.”

“Ai ka ndjekur te gjithe stervitjen, pikerisht ashtu si bente dikur Moratti perpara ndeshjeve te rendesishme duke dhene nje sinjal te qarte se mendja dhe dedikimi i tij eshte per Interin ne kete moment. Nje gjest tjeter per tu vleresuar nga ai.”

“Keshtu, me prezencen e presidentit te saj Inter po shkon drejt ndeshjes se sotme akoma edhe me e qete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.