Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

328 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi zbulon gjithcka para ndeshjes: “Sot duhet te jemi te motivuar dhe ambicioz. Lautaro apo Sanchez? Per mua…”

Inzaghi zbulon gjithcka para ndeshjes: “Sot duhet te jemi te motivuar dhe ambicioz. Lautaro apo Sanchez? Per mua…”
Inter Club Staff

Diten e sotme do te rikthehet te kendohet muzika e Champions League ne Meazza: Inter do te prese Liverpool ne 1/8 e Champions League.

Do te jete nje ndeshje e tmerrshme nga niveli i veshtiresise, por perballe Liverpool do te jene Kampionet e Italise qe duhet te sillen si te tille.

Keshtu, perpara kesaj ndeshje ka folur tranjeri Simone Inzaghi, dhe keto kane qene fjalet e tij ne shqip:

Thuhet se skuadrat e Premier League bejne nje tjeter sport. Cfare mendon? Ka vertete nje distance te paanullueshme ne mes?

“Anglezet jane shume te forta, i kane fituar te gjitha grupet e Champions me perjashtim te Chelsea qe e ka humbur kete vend ne raundin e fundit.”

“Liverpool eshte nje nga me te fortat ne Europe por jam i lumtur me klubin tone, djemte, tifozet. Te gjithe e meritojne qe te luajne ndeshje te tilla ne kete nivel.”

“Prej shume vitesh nuk luanim ne 1/8 dhe per mua eshte nje ndjesi speciale. Do te jete e veshtire, por do te kerkojme ta luajme me armet tona.”

Benitez shikon shume ekuiliber ndryshe nga sa thuhet. A je dakord?

“Ne leter Liverpool eshte favorit, por ndeshjet duhet te luhen ne fushe. Ne e dime shume mire cfare duhet te bejme. Une e di cfare do i kerkoj skuadres.”

“Dua qe djemte ne fushe te kene mendjen e lire, duhet ta dime qe ne ndeshje te tilla villneti ben diferencen dhe djemte e mi e kane treguar se e kane vullnetin qe ne fillim te sezonit.”

Ne ndeshjet e fundit te medha te Interit ne Europe gjithmone ka perfunduar me nje humbje. Cfare te ben te mendosh se kesaj radhe do te dale ndryshe?

“Sinjalet qe me jep skuadra me japin shume besim. Te shtunen kemi luajtur nje ndeshje shume te mire kunder nje Napoli teper te forte.”

“Nje skuader e organizuar ajo. Ne pjesen e pare kemi bere nje ndeshje normale por ne kete ndeshje duhet te bejme me mire.”

“Kemi shkuar ne disavantazh per nje gol ne minuten e 5 me penallti, mund te kishim humbur mendjen por jo, mbetem ne ndeshje dhe barazuam.”

“Kishim deshire dhe vullnet te mos humbnim. E madje me vone kemi tentuar edhe fitoren. Sot e respektojme kundershtarin, por nuk e nisim ndeshjen aspak si te humbur.”

Pse duhet te luaje Martinez dhe pse Sanchez?

“Perpara kane te gjithe mundesi te njejta per te luajtur. Dje kishim stervitje, sot kemi nje tjeter. Po luajme shume ndeshje intensive.”

“Do te vleresohet me kujdes gjendja e te gjitheve. Dy do te luajne dhe njeri do te futet gjate ndeshjes ne vazhdim”

“Sot do te marr vendimin por kam fatin e madh qe kam lojtare te maturuar ne dispzicion qe pranojne cdo vendim timin.”

“Kur kam mundesi une i fus ne loje sa me shume mundem sepse te luash cdo tre dite eshte edhe e veshtire te jesh gati per cdo ndeshje.”

A ju jep bezdi fakti se ne cdo diskutim Interi ka me vete edhe ndeshjen e paluajtur me Bolognen?

“Mendoj se ka ndodhur shpesh, por duhet ta pranoj ashtu si e kam pranuar edhe ne te kaluaren.”

“Me ndodh shpesh, nje vit me Lazion nje ndeshje me Udinesen se kam luajtur per muaj me radhe. Vitin e kaluar me ndodhi me Torinon.”

“Kete vit eshte Bologna. Do te mendojme kur te vije koha, do te jete nje ndeshje e rendesishme por sot i rendesishem eshte Liverpool.”

Sa e madhe eshte deshira per te luajtur nje ndeshje kaq shume te rendesishme due marre parasysh se Interi ka 11 vite qe nuk luan ne keto nivele?

“Kam folur edhe me skuadren, hapi i pare ishte qe te arrinim ketu ne te tetat. Kemi perballe nje top klub, me individualitete te medha por gjithcka fillon nga 0-0.”

“Do te luajme me armet tona dhe me motivimin tone duke e ditur se nuk mund te leme rruges asnje detaj.”

A e prisje te arrije te Liverpool keshtu pas ndeshjes me Milan dhe me Napolin ku keni humbur pike?

“E dinim qe perballe kishim Milan dhe Napoli dhe me pas ata. Personalisht jam shume i kenaqur me paraqitjet e skuadres.”

“Kemi luajtur 70 minuta te medha ne derbi dhe ndaj Napolit kemi luajtur nje pjese te dyte te madhe.”

“Eshte normale pastaj qe nese merr nje pike nga gjashte te tilla ne loje nuk je i lumtur, por per ate qe kemi bere ne fushen e lojes me skuadrat e medha jo gjithmone ka perkuar me ate qe kemi marre. E dime qe duhet te kujdesemi me shume.”

Cfare keni mesuar nga dy ndeshjet e luajtur nga ana e Milanit me Liverpool?

“Bashke me stafin i kemi pare edhe ato ndeshje, por edhe ndeshje te tjera. Liverpool ka lojtare te medhenj ne cdo repart, ka nje skuader te gjere, nje tranjer te madh.”

“Duhet te tregohemi te zotet qe te jemi gati ne cdo moment. Kur kemi ne topin, nese do gabojme, mund te rrezikojme shume duke pare se cfare lojtaresh kane ata.”

“Pastaj Van Dijk dhe Alisson jane dy njerez qe mund te nisin direkt topa te gjate nese i jepet mundesia.”

“Lojtaret e krahut jane shume te shpejte dhe me kembe te rafinuara. Mund te krijojne probleme ne cdo repart te fushes. Prandaj jemi gati.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.