Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,177 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Arbitrat, histori e njejte. Gabime me Romen dhe Torinon. Mazzarri i merzitur, e di qe…

Arbitrat, histori e njejte. Gabime me Romen dhe Torinon. Mazzarri i merzitur, e di qe…
Xhorxh Gellci

Dhe ne fund edhe Walter Mazzarri nuk duroi me. Ndoshta pak me shpejt se paraardhesit e tij, por tekniku toskan eshte i disati qe po e ndjen veten te demtuar nga klasa e arbitrave. Per ngjarjet me Stramaccionin eshte thene gjithcka, por edhe me pare, gjerat nuk eshte se shkonin mire. Prangat e Mourinhos, ironia e Simonit, inatet e Mancinit: kjo eshte historia. Dhe tani rradhen e ka Mazzarri.

Ndeshja me Torinon ka krijuar shume humor te keq ne shtepine e Interit. “Per Mazzarrin, kartoni i kuq ka renduar si plumb – lexohet ne Gazzetta dello Sport – dhe ka qene akoma me shume nese mendon per penalltine qe ka ‘shkaterruar’ ndeshjen me Romen dhe per faktin qe per ate episod nuk eshte protestuar aspak, dicka qe ishte bere me pare nga Torino per episode te tjera.” Doveri, i keshilluar keq nga Bergonzi (arbitri i portes), eshte mes te tjerash i njejti arbiter me Siena-Inter te fillim 2013, ndeshja ku nuk u dhane dy penallti te pastra (mbi Cassano dhe Palacio) dhe ku goli i pare i Emeghara ishte ne offside. Pastaj, ne pjesen e dyte karton i kuq plus penallti per Chivun…”

Ne koken e Mazzarrit ishte kjo, por edhe disa mikro-fakte qe kane ndodhur gjate gjithe ndeshjes: kartoni i verdhe per Cambiasso (eshte Cerci kerkon goditjen) dhe nje korner ne sulm i mos dhene po ashtu tek Cambiasso. Ja: eshte sikur Walter Mazzarri te kishte vendosur disa dokumenta brenda nje dosjeje, deri sa ne fund ka shperthyer, duke evituar qe gjithcka te behej e dukshme, duke mos folur. Por edhe heshtja e tij ka krijuar shume zhurme. Duke pare klasifikimin, eshte nervozuar akoma me shume: 4 pike te humbura me Cagliarin dhe Torinon, me te cilat do te ishte ne vend te dyte.” – shkruan Gazzetta.

Nese mbi kete shtojme qe, duke pare perseritjen, edhe penalltia nuk eshte aq e sigurt (Handanovic e prek topin para se te hyje ne kontakt me Cercin), behet e thjeshte per te kuptuar veprimin e Mazzarrit. Qe ndoshta vetem tani e ka kuptuar qe tek Interi eshte pak ndryshe. Edhe ne kete aspekt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.