Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

443 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Asambleja e Aksionereve: permbledhja e te fundit per Morattin si aksioner kryesor

Asambleja e Aksionereve: permbledhja e te fundit per Morattin si aksioner kryesor
Xhorxh Gellci

Duartrokitje per te pakten 40 sekonda. Te gjithe se bashku, aksioneret e Interit kane duartrokitur te ngritur ne kembe presidentin Massimo Moratti, nje moment shume prekes. Moratti i ka falenderuar te gjithe, nga familja tek tifozet, tek lojtaret dhe trajneret e shumte (“Interi eshte nje skuader ndryshe, kush arrin ka nevoje te pershtatet, te ambjentohet, edhe Mourinhos i eshte dashur kohe“) duke kaluar tek bashkepunuesit: “Kane marre kritikat, por punojne me mua dhe jam une pergjegjes per gjithcka“. Kush ka mundur ta falenderoje, eshte emocionuar duke e bere: do te mbyllet nje aventure prej 18 vjetesh, e bukur, e veshtire dhe intensive.

Ne pjesen e pare te asamblese eshte aprovuar humbja ne bilanc prej 79.881.808 milion euro. Padroni zikalter nuk ka vendosur akoma nese do te qendroje president, do te varet nga kushtet dhe nga raportet me aksioneret indoneziane.

Jane perseritur edhe njere arsyet e shtijes: te ngrihet sektori komercial dhe te cohet Interi lart nga pikepamja ekonomike dhe e rezultateve (“nuk do te kete shpenzime te cmendura, por projekt. Ketu nuk jemi ne Angli, por futbolli italian do e marre veten.“) Me konfirmimin e tre pjesetareve te keshillit, presidenti ka zyrtarizuar qe se bashku me te ne shoqerine e re do te jene Ghelfi dhe djali AngeloMario. Ndersa do te jene 5 keshilltaret e Thohir qe do te plotesojne Keshillin e ri te Administrimit te klubit zikalter.

Mbyllja e gjithckaje do te behet ne 15 nentor, sic ka pohuar vete Moratti. Ne kete date eshte fiksuar grumbullimi i dyte i Asamblese te Aksionereve (i pari ne 12 nentor), asaj te jashtezakonshme, ne te cilen do te marre pjese edhe manjati indonezian qe do te vije ne Itali ne mes te nentorit. Do te jete akti i fundit i nje historie qe mbyllet, i nje historie te paharrueshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.