Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,134 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – F.C. Internazionale Milano kalon ne pronesi te Suning Group!

Inter Club Staff

Nanjing, 06 Qershor 2016 –  F.C. Internazionale dhe Suning Holdings Group zyrtarizojne me kenaqesi marveshjen historike te nje bashkpunimi strategjik. Suning Holdings Group ka blere me sukses shumicen e aksioneve te Interit, nje nga klubeve me te medha ne bote si nga historia por edhe nga tradita. 

International Sports Capital, do te jete i vetmi aksioner ne minorance me Erick Thohir qe do te vazhdoje te jete ne krye te klubit si President i Interit.

Internazionale Holding do te ndaloje se qenuri aksioner, me Massimo Morattin qe largohet keshtu nga klubi pasi shkroi per vite me radhe historine e lavdishme te Interit duke e bere klubin te fitoje Tripleten historike ne vitin 2010 qe do te mbese pergjithmone e paharrueshme.

Presidenti zikalter Erick Thohir ka deklaruar: “Ky ‘partnership’ i ri me Suning Holdings Group e dergon Interin te beje nje hap revolucionar drejt se ardhmes. Ne dy vite e gjysem kemi ndertuar bashke nje baze mjaft te mire duke u mbeshtetur tek ajo ekzistuese duke rinovuar klubin, duke e bere akoma me te forte dhe me te strukturuar. Tani me kete bashkepunim te ri do te na jepet mundesia, edhe nje here, qe te rikthejme Interin aty ku e ka vendin: duke luftuar me me te medhate e botes.”

“Futbolli ne Azi dhe ne vecanti ne Kine – ka vazhduar Thohir – po kalon nje moment rritjeje te jashtezakonshme. Marveshja me Suning Holdings Group do te na jape mundesi qe te kemi nje baze akoma me te madhe tifozesh ne Kine dhe ne Azi. Jemi te bindur se ky partnershpi do te jete nje sukses i jashtezakonshem.”

Suning Holdings Group do te jape mbeshtetje totale strategjise se biznesit global te Erick Thohir dhe te ‘senior management team’ qe ka ndertuar bazen me qellimin e vetem per ta bere Interin akoma me te forte dhe kompetitiv, jo vetem ne fushe por edhe jashte saj. Do te kete investime zhvillimi te markes Inter ne Kine dhe Azi. Ky partnership perfaqeson nje investim revolucionar per futbollin Italian dhe do i jape Interit mundesi te rikthehet nder 10 klubet me te medha ne bote, aty ku e ka vendin.

Pronari i Suning Holdings Group, Jindong Zhang, ka deklaruar: “Kjo marveshje historike do te thote per Interin nje mundesi per nje rritje te paprecedente ne Kine, sepse vendi yne do te behet atdheu i dyte i zikalterve. Pervec investimeve, resurset e Suning do te vihen te gjitha ne dispozicion te Interit dhe do e bejne Interin te afte te rikthehet te luftoje per suksese te medha duke u bere akoma me e forte e duke terhequr edhe yjet e futbollit boteror.”

“Blerja e aksioneve te Inter – ka shpjeguar Zhang – eshte pjese e strategjise se Suning per te zhvilluar ne Kine futbollin ne vecanti e sportin ne pergjithesi. Ky bashkepunim konsiston edhe ne zhvillimin e Jiangsu Suning Football Club ne nivelin teknik, ku do te kete mundesine te ngrihet ne nivel internacional dhe te behet nje emer i njohur ne Europe e ne gjith boten e futbollit.”

“Historia e Interit eshte nje nga me prestigjozet ne Europe, eshte unike. Suning Holdings Group do te perfshije grupin e saj te Suning.com, ku do te ndihmoje te zhvillohet akoma me shume raporti ndermjet Inter dhe 130 milion tifozeve te saj ne Kine. Kompania jone me eksperiencen ne fushen e teknologjise do ta coje Interin me afer tifozeve ne gjith boten. Bashkpunimi i Suning Holdings Group – Inter do te sjelle strategji te reja, te persosura, ne nivel te shkelqyer.”

Inter e ka mbeshtetur historine e tij ne nje princip Unik, te mrekullueshem: “Vellezerit e Botes”. Ky bashkepunim eshte perfekt ne linjen e tradites se ketij klubi, qe nga krijimi tij.

Suning Holdings Group

I krijuar ne vitin 1990 si nje biznes I vogel, me qellime minimale, fale shpirtit innovator dhe eksperteve ne kete sektor, Suning Holdings Group u zhvillua ne menyre te paimagjinueshme duke u shnderruar ne pak kohe ne nje nga 3 grupet private me te medha te Kines, me 50 milion shitje ne vite. Momentalisht Suning Holdings Group ka 2 kompani, 1 ne Kine e 1 jashte saj.

Me nje zinxhir prej me shume se 1600 dyqanesh, aktiviteti I saj perfshin gati 600 qytete ne Kine, Hong Kong dhe Japoni ku eshte gjithmone e me shume ne zhvillim ne 6 sektor: Pakice, Real Estate, Sport, Media dhe Kulture, Investimeve, Sherbime Financiare.

© Inter Club Albania – Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm apo kopjimi i materialeve të inter.al, pa një leje të shkruar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.