Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,017 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Asamoah: “Ketu ndihem si ne shtepi qe tani. CR7 tek Juve? As nuk me intereson fare. Mendoj per…”

Asamoah: “Ketu ndihem si ne shtepi qe tani. CR7 tek Juve? As nuk me intereson fare. Mendoj per…”
Inter Club Staff

Dite prezantimesh ajo sot ne Suning Training Centre ku eshte prezantuar perpara botes zikalter Kwadwo Asamoah.

Ish lojtari i Juventusit qe ka ardhur me paramter zero i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve qe ishin prezent aty per te.

Ja fjalet e tij:

Duke pare qe ke fituar me shume kampionate se shjoket e skuadres, mendon se mund ti ndihmosh nga ana e mentalitetit fitues?

“Po, por ato qe kam fituar i perkasin te kaluares. Jam ketu per te punuar, te studioj e te bej gjera te rendesishme. Nga dje kam nisur punen time por tek Interi po ndihem si ne shtepi qe diten e pare. Jam shume i lumtur qe jam ketu.”

Kur e ke kuptuar se Juventusi nuk do te kishte rinovuar kontraten dhe kur ke menduar te vish tek Interi?

“E kisha mundesine qe te qendroja atje, por kam zgjedhur Interin. Edhe familja ime ka qene dakort. Jam i lumtur qe mund te bej kete eksperience, shpresoj ne gjera te rendesishme.”

Cfare te ka bindur te pranosh Interin dhe te largohesh nga Juventusi?

“Vendimi im per tu larguar ka qene i veshtire, por drejtuesit zikalter dhe tranjeri me ka bindur. Me kane bindur edhe me ate qe po bejne per skuadren, per karrieren time ky eshte vendi ideal.”

Cfare te ka thene Spalletti?

“Dje ishte dita e pare me shoket e skuadres ku jemi prezantuar me njeri-tjetrin perpara stervitjes. Nga ai moment jemi bere te gjithe lojtar aktual te kesaj skuadre. Jemi pritur ne menyren me te mire te mundshme.”

Cfare pret nga Champions League? 

“Behet fjale per nje kompeticion teper te veshtire, ku te gjitha skuadrat jane shume te forta dhe te mira. Ne jemi ketu per te punuar mire dhe per tu stervitur. Champions eshte e ndryshme nga Serie A. Deshirojme te vazhdojme perpara sa me shume te mundemi.”

Ideja qe do te perballeni me Juventusin e Ronaldos cfare efekti te jep?

“As nuk e kam menduar kete gje, jam ketu per te luajtur, punuar dhe te ndihmoj skuadren time. Nuk me interesojne skuadrat e tjera. Mendoj te luaj dhe vetem per skuadren time. Per te bere mire nuk te duhet vetem nje lojtar por nje skuader e tere.”

Ke thene se Spalletti dhe Ausilio te kane bindur. Cfare te kane thene? Ne Udine ke luajtur edhe si mesfushor, mendon se mund te luash perseri?

“Me kane bindur sepse me kane folur per projektin e Interit, per objektivat e skuadres qe jane per te bere me mire se sezonin e shkuar. Per kete jam i lumtur qe kam ardhur. Ne Udine kam luajtur si mesfushor, eshte e vertete por ne Torino kam luajtur pothuajse ne cdo ndeshje ne krahun e majte. Prandaj varet nga tranjeri se ku do te luaj, per mua ska rendesi. Mjafton te luaj mire.”

Cfare impakti ke pasur kur ke ardhur? Interi eshte gati te luftoje per gjera qe kane rendesi?

“Kjo skuader ka gjithcka per te bere mire. Mund te bejme gjera te rendesishme qe kete vit.”

Keni pasur shume demtime ne karriere, jeni gati te luani nje sezon si titullar?

“Vitin e kaluar jam stervitur cdo dite, nuk kam luajtur gjithmone, por fizikisht kam qene mire gjithmone. Ne vitet e fundit nuk kam pasur probleme. Edhe dje asnje problem, jam mire.”

Pas shume vitesh si kundershtare, si ndihesh tani qe je lojtar i Interit? Cfare te ka pelqyer me shume ketu?

“E di qe ka rivalitet shume te rendesishem ndermjet Interit dhe Juventusit, por kam zgjedhur kete bluze. Nuk me jep bezdi. Jam ketu per te bere maksimumin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.