Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,623 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio per SKY SPORT : “Hernanes mund te luaje ne cdo pozicion te mesfushes. Botta i rendesishem. Ranochia i perqendruar tek Inter…”

Ausilio per SKY SPORT : “Hernanes mund te luaje ne cdo pozicion te mesfushes. Botta i rendesishem. Ranochia i perqendruar tek Inter…”
Erion Maksuti

Pak para se te fillonte ndeshja e djeshme Fiorentina – Inter, drejtori Sportiv i Interit Piero Ausilio ka dhene nje deklarate per Sky Sport, te cilen ne po ua paraqesim pak me poshte.

Ne lidhje me aktivizimin e Icardit, deri me dje i paperdorur per 3-4 ndeshje pas kthimit nga demtimi: “Ne qofte se ne ndeshjen e kaluar nuk do kishte zhbllokuar rezultatin Samuel, Icardi do ishte zevendesimi i pare. Por goli per fat te mire erdhi dhe kjo ndryshoi disi planet e trajnerit per aktivizimin e tij.”

Ne lidhje me deklaratat e Benitez: “Behen paksa te lodhshme… Ne qofte se pas cdo dy fitoresh rresht te Napolit do kemi deklarata te tilla… Benitez e di shum mire se ate vit qe ishte me ne, edhe fale tij, u fituan tituj dhe u arriten objektivat dhe jam I sigurt qe ai do jete vendimtar per te bere te njejten gje tek Napoli. Por shpresojme gjithsesi qe ato te djeshmet te jene deklaratat e tij te fundit te ketij lloji.”

Drejtorit Sportiv te Interit i eshte kerkuar nese Hernanes eshte blere per te luajtur ne rolin e mesfushorit te brendshem.  “ Ideja eshte qe te luhet me nje mesfushor me te terhequr dhe me dy mesfushore perpara tij qe te zene dy krahet e mesfushes; kjo eshte ne koken e trajnerit. Nje lojtar si Hernanes mund ta mbuloje shume mire ate rol duke i dhene paparashiukeshmeri lojes se ekipit. Sulmuesit jane dhe luajne mjaft mire: Milito po rikthehet ne forme dhe Palacio eshte mire. Por kemi dhe lojtare te tjere si Alvarez, Kovacic e Taider per te mbuluar rolin e Hernanes. Me pak fjale, ne mesfushe kemi bollek dhe cilesi lojtaresh.

Persa i perket situates se Andrea Ranochias: “Ranochia eshte shume mire, eshte nje djalosh qe do te deshmoje qe e meriton fanelen e titullarit tek Inter por eshte i vetdijshem qe per momentin po luajne 3 lojtare qe deri tani kane luajtur shume mire e kjo ka bere qe dhe Campagnaro te jete jashte per momentin.  Nuk eshte zhgenjyer qe nuk iku sepse nuk ishin kushtet as per te e as per ne, por nuk perjashtoj qe ne te ardhmen te vazhdoje te jete akoma lojtari yne.”

Ne fund ndalet tek Botta: “Ne shpresonim qe Botta te kishte nje impakt te tille. Ka shume personalitet, pervecse ka aftesi teknike dhe shpejtesi qe nuk e trembin para asgjeje. Ka shpirtin e duhur per te luajtur tek ne dhe kerkon gjithmone te shfrytezoje ne maksimum mundesine qe i jep trajneri. Eshte nje lojtar tek i cili Interi beson shume per te ardhmen”- mbyll drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.