Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bayern Munich i kthen pergjigje Interin: “Ja sa kushton kartoni i Tolisso”. Marotta po mendohet?

Bayern Munich i kthen pergjigje Interin: “Ja sa kushton kartoni i Tolisso”. Marotta po mendohet?
Inter Club Staff

Corentin Tolisso mund te largohet vertete nga Bayern Munich ne merkaton e ardhshme qe pritet te hapet ne shtator.

Mesfushori nuk eshte me nje i paprekshem ne klubin gjerman dhe drejtuesit po mendojne shitjen e tij.

Kete gje e tregon portali i njohur francez, RMC Sport e cila shkruan edhe per nje interesim te Interit per lojtarin prej kohesh tashme.

Bayern nderkohe, deshiron te perfitoje sa me shume nga ish-lojtari i Lyon dhe e vlereson ate me 35 milione euro. Nje shifer kjo me e ulet se 41 milione eurot e paguar nga bavarezet per klubin francez.

Sipas RMC Sport, Interi eshte nje nga skuadrat me te interesuara per mesfushorin e qendres francez.

Per me shume sipas tyre, Interi ka edhe nje karte te rendesishme per te luajtur si puna e Ivan Perisic qe po luan ne huazim tek Bayern dhe qe gjermanet mbi te kane nje te drejte blerje prej 20 milione eurosh.

Tolisso kerkohet edhe nga Manchester United qe sipas portalit francez “ka hedhur kontaktet e para me agjentet e lojtarit”, por Interi nese perdor Perisic, do te ishte nje hap perpara.

Duke pare mardheniet e mira ndermjet dy klubeve, Tolisso tek Interi mund te mbyllej per 10-12 milione euro plus kartonin e Perisic dhe bonuse te ndryshme.

Marotta po mendohet per kete operacion sepse duhet marre me pare edhe pelqimi i Contes qe duket se si goditje primare ne mesfushe preferon Tonalin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.