Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja fitorja me e madhe e Contes qe prej ardhjes ne Milano: “Ai me ne fund ka arritur qe te…”

Inter, ja fitorja me e madhe e Contes qe prej ardhjes ne Milano: “Ai me ne fund ka arritur qe te…”
Inter Club Staff

Pas Lazios, Interi ka mundur edhe Milanin. Skuadra e Contes ka arritur te fitoje besim dhe maturi e tani e njeh shume mire forcen e saj e nuk ka aspak frike qe te perballet me te medhate e Serie A.

Nje hap tjeter i madh ky per zikalterit, qe tani fluturojne edhe ne takimet direkte qe kane me skuadrat e vendeve te larta ne klasifikim.

“Ne Pinetina fjala kampionat ende nuk perdoret shume. Ata thone se po mendojne vetem te skuadra e radhes, Genoa.”

“Pastaj per Parmen. Pastaj per Atalanten… Por te merkuren, dy dite pas dy diteve pushim qe i ka dhene Conte skuadres (te merituara, nje premio derbi), Conte do te mundohet te vere skuadren me kembe ne toke dhe te pergatise nje ndeshje tjeter perfekte.”

“Kjo sepse Interi fiton ne ndeshjet direkte, por per kampionatin, duhet te fitoje edhe me skuadrat qe jane me poshte.”

“Diferenca te fitosh me Lazion apo me Genoan, eshte thjesht te prestigji, sepse ne fund, ne aritmetike, te dyja keto fitore vlejne po tre pike.”

“Por ajo qe bie ne sy se fitorja me e madhe e Contes qe prej ardhjes tek Interi, duket se eshte kjo: fakti qe Interi luan si e barabarte dhe pse jo si superiore edhe me skuadra qe jane me te mira se ajo.”

“Dicka e tille ka ndodhur me Juventusin, ku Interi fitoi dhe dominoi 2-0. Por e njejta gje ndodhi edhe me Milanin, nje skuader qe kishte muaj qe ishte siper Interit ne klasifikim.”

“”Prandaj, Conte ka arritur kete fitore te madhe, te binde skuadren e tij se ka mundesi te beje gjera te medha.”

“Por tani duhet te perfitoje nga kjo autstime, per te bere ate hapin final dhe per tu perballur me cdo ndeshje sikur te ishte nje finale.”

“Interi fitoi ndaj Milanit, por kush e di si do kishte dale edhe ndeshja e pare nese Interi nuk do te kishte 2/3 e mbrojtjes jashte ne derbin e pare per shkak te Covid19.”

“Deri me tani, ajo eshte e vetmja humbje me skuadrat e medha ne Serie A, ndersa barazimet jane tre.”

“E para ka ndodhur ne shtepine e Lazios, kur Milikovic barazoi pas golit te Lautaros. Ne Bergamo shenoi perseri Toro, por me pas Miranchuk gjen golin ne fund.”

“Por edhe ndaj Romes, ka qene Mancini ne minutat e fundit qe ka gjetur perseri golin duke barazuar edhe ketu me Romen.”

“Fitoret ne Meazza pasaj ndaj Napolit, Juvnetusit, Lazios dhe Milanit (9 gola te shenuar dhe vetem nje te pesuar) kane sjelle ne shtepi totalin e 12 pikeve.”

“Keshtu, zikalterit me 15 pike ne 8 ndeshje me te medhate, jane perpara Atalantes qe ka fituar deri me tani 14 pike ne keto ndeshje.”

“Ndeshja e radhes e madhe ne rrugen e Contes eshte ajo e 8 marsitm pikerisht ndaj Atalantes. Nderkohe ajo qe habit me shume eshte renia e Juventusit, qe ne 7 takime, ka fituar vetem me Milanin dhe Romen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.