Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi frikeson: “Di t’ju them vetem dicka: mos krijoni shume shpresa Interin kur te rinise kampionati.”

Bergomi frikeson: “Di t’ju them vetem dicka: mos krijoni shume shpresa Interin kur te rinise kampionati.”
Inter Club Staff

I ftuar ne lidhje direkte me Sky Sport bashke me Demetrio Albertini, Beppe Bergomi, legjenda e Interit kujton disa nga perballjet me te rendesishme ne derbin e Milanos. 

“Nese duam te jemi te sinqerte, une isha ai qe beja me shume nderhyrje te pista. Kisha kembe me te forta dhe duhet te fitoja respekt ne fushe.”

Kete gje thote duke qeshur ‘Xhaxhai’, i cili me pas vazhdon: “Por ndonje assist te bukur e kam bere edhe une. Tipi ai ndaj Serenes ne vitin e skudetos.”

“Derbi ishte ndeshja qe vuaja me shume kur e pergatisja. Por ishte ajo qe me pelqente te luaja me shume nga te gjitha.”

Me pas diskutimi kalon tek Kombetarja me nje telespektator qe pyet se kush do te ishte per te TOP 11 e Kombetares Italiane i te gjitha koherave.

“Une kam luajtur ne 4 kampionate bote, eshte e veshtire te zgjedh nje portier: kam luajtur me Zoff, ai ishte 40 vjec dhe une 18.”

“Ne 90 isha shok skuadre dhe dhome me Zenga. Po zgjedh ate. Ne mbrojtje kam luajtur me Maldini, Baresi, Scirea dhe Collevati.”

“Ne mesfushe me Antognoni, Tardelli, mesfushori me i mire i historise sone per ate qe mendoj une.”

“Perpara do te zgjidhja Rossi si sulmues te dyte dhe te pare Altobellin.”

Po kthejme faqen tek Interi: si do e rinise rrugen skuadra e Contes pas kesaj ndalese te rendesishme?

“Di t’ju them vetem dicka: mos krijoni shume shpresa Interin kur te rinise kampionati. Djemte jane te ndalur prej dy muajsh. Do te kene shume veshtiresi.”

“Eshte nje situate me shume te panjohura brenda. Kur ka ndodhur me pare? Askush nuk e di. Eshte e veshtire ta kuptosh si do te marri ky kampionat sepse ka shume pak kohe per tu pergatitur. Mua me duket e veshtire prandaj nuk duhet te krijojme pritshmeri te medha.”

Nese Lautaro do te largohet, ti ku do te besoje?

“Une do e mbaja gjithmone ne skuader nje si ai. E shikoj ne rritje cdo dite dhe do te behet nje nga me te miret e Serie A.”

“Por nese do te largohej une do te thoja nje emer: Werner. Eshte me mire gjermani se sa nje shkembim me ato emrat qe ofron Barcelona.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.