Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

238 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi habit me deklaraten e tij: “Grupi ne CHL eshte i veshtire, por Interi eshte me i forte se Reali: ja pse.”

Bergomi habit me deklaraten e tij: “Grupi ne CHL eshte i veshtire, por Interi eshte me i forte se Reali: ja pse.”
Inter Club Staff

Beppe Bergomi, legjenda e Interit (ka luajtur ne karrieren e tij vetem me bluzen zikalter, per te gjithe ata qe nuk e dine), shpesh here ben deklarata qe shkojne kunder rrymes.

Ai ka qene nder te paret qe ka thene se e sheh shume te veshtire nje lojtar si Eriksen ne nje skuader te Contes.

Dhe per fatin e keq, deri me tani, Bergomi ka pasur te drejte edhe pse te gjithe shpresojme qe danezi te pershtatet sa me shpejt.

Nderkohe, diten e djeshme, Bergomi ka qene prezent ne studiot e Sky Sport dhe ka komentuar grupin e Interit ne Champions League.

Interit i ka rene ne short nje grup jo i lehte, dhe do te kene perballe Real Madrid, Borussia Moenchengladbach dhe Shakhtar Donetsk.

“Une mendoj se te gjithe grupet ne Champions League jane te komplikuara ne menyren e tyre unike, ne baze te dinamikave te ndryshme.”

“Borussia dhe Shakhtar jane skuadra qe jane te veshtira per tu mundur. Nuk eshte dicka qe e zbuloj sot, por kjo dihet prej kohesh.”

“Prandaj e them me bindje se Interi do te kete nje grup te veshtire, te forte. Por sipas meje, Interi eshte me i forte se Real Madrid.”

“E them me bindje kete gje dhe zikalterit mund te dalin edhe perpara Real Madrid. Duhet menduar kjo gje, duhet fituar grupi. Mundesite i ka te gjitha Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.