Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Werner tek Interi, kompanite e basteve kane filluar ta besojne: Ja koeficenti i Interit dhe Liverpool!

Werner tek Interi, kompanite e basteve kane filluar ta besojne: Ja koeficenti i Interit dhe Liverpool!
Inter Club Staff

Timo Werner dhe Inter mbase eshte nje martese qe mund te ndodhe vertete, edhe pse zikalterit e kane nisur ne disavantazh.

Me nje Lautaro Martinez gjithmone e me afer largimit nga Milano per te luajtur me Messin, sulmuesi gjerman qe luan tek Liepzig eshte objektivi numer nje i Interit per ta zevendesuar argjentinasin.

Por tashme ne loje jane futur edhe kompanite e basteve, qe kane filluar ta konsiderojne Interin nje rival te vertete per te, sepse deri para pak kohesh, shihej vetem Liverpool si nje klub ne avantazh te thelle ne garen per te.

Nje e ardhme e Timo Werner ne qytetin e Milanos shihet nga betting analyst te Sisal Matchpoint si shume e mundshme dhe nje kalim i tij tek Interi brenda dates 30 shtator 2020 kuotohet me koeficentin 5,00.

Nderkohe, nje qendrim i Timo Werner ne Gjermani shihet akoma me i mundshem dhe kuotohet me koeficentin 1,80.

Kurse nje kalim tek Liverpool, skuadra me e kuotuar jepet me koeficentin 3,00. Me larg Bayern Munich me 7,50 dhe Juventusi dhe Real Madrid me 16,00.

Kujtojme qe perpara nje muaj, Interi nuk kuotohej fare per kalimin e Werner dhe me pas, kur dolen zerat e pare, zikalterit kuotoheshin me koeficentin 50,00 ndersa sot, me vetem 5,00.

Gjithesesi, kjo nuk do te thote asgje sepse gjithcka per Werner do te varet nga mekanizmat e merkatos duke pare se nje kalim i tij ne Milano varet drejtperdrejt nga Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.