Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,319 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi: “Icardi dhe Kovacic duhen pritur. Tifozet e Juventus? Mendoj…”

Bergomi: “Icardi dhe Kovacic duhen pritur. Tifozet e Juventus? Mendoj…”
Ardi Deda

Nis transmetimin  “Inter Forever”, me ish-lojtare te Interit te ftuar ne dyqanin zyrtar ne qender te Milanos. Midis tyre dhe Beppe Bergomi, sot opinionist ne Sky, i cili i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve:

Pyetje nga FcIN: tifozet e juventusit nga kane mbetur te kenaqur per nje deklarate tenden mbi Calciopoli, ke nje koment?

“Une nuk i jam i mire per askend, as per interistat (qesh). Kjo me jep shume force sepse do te thote qe e bej mire punen time. Njerezit duhet te kuptojne se kur jemi aty perpiqemi thjesht te bejme punen tone, te jemi nje ze i paanshem”.

Perseri FcIN me nje pyetje: si e ke pare Interin ne Firenze? Samuel ka qene me i miri ne fushe.

“E kam pare ne forme te mire Samuelin, ka nevoje qe te jete i mbrojtur. Ky sistem loje me dy sulmues dhe dy mesfushore ofensiv tregojne nje Inter me kurajoz. E tha mbremjen qe shkoi Mazzarri ne Sky, mire keshtu, duhet te vazhdojne ne kete rruge. Duhet ta shfrytezojne kete moment pa i vene vetes objektiva, diel pas te diele. Gjithsesi pashe nje Inter te mire ne Firenze”.

Cfare mendon per rikthimin e e Icardit?

“Ka nevoje te punoje shume, Mazzarri eshte duke e menaxhuar mire, beri nje gol te bukur por ne kombinacionet me Palacio ka gabuar sepse haste veshtiresi, ishte i lodhur. Ka nevoje te punoje dhe te kete disa minuta nen kembe. Por ai eshte e ardhmja e Interit, nje si ai qe shenon me kete rregullsi duhet pritur”.

Mund te jete pasardhesi i Milito pavaresisht ndonje sjellje pak te ekzagjeruar ne rrjetet sociale?

“Po, shoqeria ka investuar shume me te. Te rinjte kane nevoje te rriten. Cdo gabim duhet te ndihmoje ne kete drejtim dhe ai do te permiresohet. Keto rrjetet sociale nuk kane emocione, nuk perballesh asnjhere me personin te cilin ke perballe dhe thuan gjera qe personalisht nuk do ti thoje”.

Cfare po ndodh me Kovacic?

“Cuna, eshte i datelindje 94′. Une trajnoj akoma te rinj te datelindjes 95′ dhe 96′ dhe luajne akoma me skuadrat e te rinjve. Ai prej dy vjetesh luan tashme ne nivele te larta. Duhet te maturohet dhe ti individualizosh pozicionin e duhur ne fushe. Pasi jane bere keto, duhet ti jepet vazhdimesi ne paraqitje. Mekati eshte qe po luhet vetem ne nje kompeticion dhe nuk eshte e lehte te gjendet vazhdimesi”.

Mendon se Interi mund te luftoje akoma per vendin e trete?

“Isha i bindur per kete gje ne fillim sepse Interi kishte nje organike me kualitet. Per fat te keq per shkak te problemeve te ndryshme skuadra ka humbur shume pike ne nje moment te rendesishem. 11 pike jane shume por me vjen ndermend ate qe beri Milani sezonin e kaluar, duke kapur champions-in. Interi mund te beje disa rezultate pozitive rradhazi, duke pare qe edhe kush qendron perpara ne renditje do ti duhet te luaje dhe nje finale kupe. Ka vend per te rekuperuar fale 3 pikeve. Interi duhet te mendoje per veten e tij dhe te vazhdoje te luaje ne keto nivele”.

Alvarez po perjeton veshtiresi.

“Luhet me 11 lojtare ne fushe, por eshte nje djale me talent. Ka pasur ngritjet dhe uljet e tija por kete vit ka treguar vlerat e tij. Nuk duhet te reflektojme vetem per 11 lojtaret qe zbresin ne fushe, organika eshte e gjere dhe nese ndonjeri gjen me pak hapesira nuk do te thote qe Interi nuk beson tek ai. Kjo gje mund te ndohe ne harkun e nje sezoni, sigurisht duke pare paraqitjet e tij eshte permiresuar”.

 

 

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.