Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi: “Inter duhet te gjej kompaktesine, mungon talenti ne mesfushe. Fakti qe Modric…”

Bergomi: “Inter duhet te gjej kompaktesine, mungon talenti ne mesfushe. Fakti qe Modric…”
Bujar Berishaj

Sot Interi luan ndeshjen e trete te kampionatit kunder Bolognas ne Stadio Dall’Ara.

Dhe disa ore para fillimit te ndeshjes, ish-kapiteni zikalter Beppe Bergomi ka komentuar sfiden e sotme.

Duke folur per Radio Deejay, ish-mbrojtesi i Interit ka thene se Interi duhet te gjej kompaktesine ne kampionat.

“Interi duhet te gjej kompaktesine qe kishte ne pjesen e pare te kampionatit ne vitin e kaluar kur kishte bere shume pike”, ka thene ai.

“Nese ia del te gjej ate kompaktesi atehere sipas meje mund te bej nje kampionat te mire. Fale merkatos zikalterit kane ndertuar nje skuader fizike”, ka shtuar Bergomi.

“Megjithate them se Interit i mungon talenti ne mesfushe per te luajtur shpejt me topin. Fakti qe kane kerkuar Modric e tregon kete, nuk e kane kerkuar rastesisht”, ka perfunduar Beppe qe aktualisht punon si gazetar per Sky Sport.

Interi sot luan kunder Bolognas duke filluar nga ora 18:00.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.