Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 7, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi super i ashper me nje lojtar te Interit: “Si ka mundesi qe beri ate gafe? Ne ate moment duhet te bente menjehere faull dhe pike”.

Bergomi super i ashper me nje lojtar te Interit: “Si ka mundesi qe beri ate gafe? Ne ate moment duhet te bente menjehere faull dhe pike”.
Inter Club Staff

Ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, sot opinionist per Sky Calcio Club, ka tentuar te komentoje humbjen e Interit dje ndaj Juventusit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ka qene nje ndeshje qe po levizte ne ujra te qete, plot me ekuiliber. Por kur ka ekuiliber, ti nuk mund te gabosh”.

“Inter ka pesuar gol nga nje kundersulm dhe nga aty ndeshja ka ndryshuar. Inter po bente gjithcka cfare po donte ne fushe”.

“Por kur Barella ka perpara nje lojtar dhe ate top, ben faull, mban lojtarin kundershtar, nuk e lejon ti ike ashtu si i iku Kostic”.

“Ai ishte nje gabim trashanik per mua. Skuadrat e tjera ne ate rast bejne faull. Inter nderkohe, ka humbur pese ndeshje deri me tani”.

“Dhe ka prapa vetes vetem 5 skuadra per gola te pesuar. Po po, vetem pese, dhe ky eshte nje numer shume shqetesues”.

“Une vazhdoj qe te them se nese kjo skuader sulmon me shume lojtare, krijon shume probleme prapa dhe duhet pare me kujdes kjo gje”.

“Ky Inter eshte me pak i forte se ai i viteve te kaluara. Inter duhet te kerkoje te beje gjithmone ndeshjen, sepse nuk ka lojtare qe driblojne. Inter ka luajtur dy muaj pa lojtaret me te mire te saj, eshte normale te ndodhi dicka e tille. Por jo kur e ke ne doren deshjen ashtu si dje. Kur ke takime direkte, zjarri duhet te buroje nga brenda”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.