Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

373 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin: “Lautaro? Ja shifra e vetme qe do te pranonte Interi per te. Genjeshter nese mendoni 111 milionet…”

Biasin: “Lautaro? Ja shifra e vetme qe do te pranonte Interi per te. Genjeshter nese mendoni 111 milionet…”
Inter Club Staff

Gjate editorialit te tij per TuttoMercatoWeb, Fabrizio Biasin, gazetari i njohur italian shume afer Interit ka folur per Lautaro Martinez.

Argjentinasi tashme nuk eshte me aq afer Barcelones sa dukej disa jave me pare ku lajmet per te ishin te shumta.

“Kush na e jepte si te mbaruar, duhet qe te beje disa hapara prapa. Sanchez do te marre vendin e tij, thonin.”

“Por ne fakt, argjentinasi luajti dhe u kthye tek goli. Barcelona nderkohe po vazhdon ta kerkoje per ta transferuar ne Spanje, por faktet tregojne se kjo gje eshte e pamundur.”

“Barcelona nuk i ka 111 milione euro qe parashikon klauzola brenda dates 7 korrik, por kjo nuk ndryshon deshiren e Messit (sepse ky i fundit vendos tek shtepia e Interit).”

“Shume thone: Tek skadenca e klauzoles Interi do duhet qe te ule kerkesat e saj per lojtarin, por kjo, pa me te voglin dyshim eshte nje gjepur.”

“Gjepur sepse Interi jo vetem qe do te kerkoje 111 milione euro pas klauzoles, por do e rrise kete cmim dhe per kedo skuader qe do te trekase per sherbimet e tij cmimi i ri do te jete 120 milione euro, i panegociueshem, i gjiti i pagueshem ne nje kest te vetem.”

“Interi nuk do te kerkoje asnje milione me pak. Kjo eshte ndjesia e vetme qe kam pas te gjitha kontakteve qe kam pasur me njerez afer klubit zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.