Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla ngre alarmin: “Juventus eshte hedhur ne sulm per nje objektiv te rendesishem te Interit: ja detajet!”

Pedulla ngre alarmin: “Juventus eshte hedhur ne sulm per nje objektiv te rendesishem te Interit: ja detajet!”
Inter Club Staff

Interi dhe Juventusi vazhdojne qe te duelojne ne merkato per objektiva te perbashket e ky nuk eshte nje lajm i ri.

Kjo gje ka ndodhur ne te kaluaren per lojtare si Eriksen dhe Kulusevski, dy lojtare qe shkuan ne drejtime te kunderta: njeri tek Interi e njeri tek Juventusi.

Por sipas asaj qe tregon sot Alfredo Pedulla, eksperti i njohur i merkatos italiane ne Sport Italia, Emerson Palmieri eshte lojtari me i fundit qe pritet te fuse ne ‘sherr’ Interin dhe Juventusin.

Sipas tij, Interi ka kohe qe e pelqen italo-brazilianin, por per momentin eshte interesuar ne menyre te rendesishme edhe Juventusi per te.

“Duke pare veshtiresite qe skuadra e Sarrit ka pasur kete sezon ne krahun e majte dhe sidomos ne mbrojtesat e krahut, ai shihet si nje emer i duhur.”

“Juventusi mund te shese Alex Sandro dhe lojtari i Kombetares Italiane mund te jete i duhuri per te zevendesuar ate.”

“Ai ka pelqimin edhe te tranjerit Maurizio Sarri dhe mbetet nje emer i pelqyer prej kohesh nga drejtori Paratici.”

“Per lojtarin e lindur ne 1994, interesimi i Interit eshte i rendesishem dhe nis nga nje mardhenie e mire qe Conte ka me lojtarin, por ne kete moment duket se Juventusi ka parakaluar Interin ne garen per te”, e mbyll keshtu shkrimin e tij Alfredo Pedulla.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.